Kronika 29 November 2024, 18:51 Nga VNA

Vrasja tragjike e Martin Canit, familja kërkon pamjet e kamerave

Ndaje në Whatsapp
Vrasja tragjike e Martin Canit, familja kërkon pamjet e kamerave

Avokati i familjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës "Fan Noli", ka bërë thirrje për drejtësi dhe transparencë të plotë mbi ngjarjen tragjike. Ai theksoi se familjarët e viktimës kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe janë përballur me kontradikta dhe paqartësi nga organet hetimore.

Sipas avokatit, ka paqartësi në lidhje me numrin e autorëve të përfshirë. Fillimisht u raportuan tetë autorë, ndërsa tani flitet për tre. Ai gjithashtu kërkoi që dëshmitë e dëshmitarëve, përfshirë fëmijët e plagosur, të merren në konsideratë me seriozitet. Një pikë tjetër e rëndësishme që ai ngriti ishte mungesa e qasjes së familjes në pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe kërkesa për hetim të mundësisë së përfshirjes së të rriturve në këtë ngjarje tragjike.

Ngjarja ka ndodhur më 18 tetor, kur Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, pas një konflikti mes të miturve. Pas goditjes, 24-vjeçari ndërroi jetë në spital. I plagosur ka mbetur edhe një tjetër shok i ngushtë i viktimës i cili la spitalin ditën e sotme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme