Kronika 28 November 2024, 23:35 Nga VNA

“Suel Çela është në arrati”, Klodiana Lala bën bilancin e aksionit të SPAK-ut në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
“Suel Çela është në arrati”, Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, bëri një bilanc të aksionit të SPAK-ut në Elbasan, me 21 masa arresti. Sipas Lalës ata akuzohen për atentate, vrasje, trafik droge, inkriminim të Policisë së Shtetit dhe ndikim në media.

“Janë 21 masa arresti. Janë disa episode, atentate, vrasje, trafik droge, inkriminim të Policisë së Shtetit dhe ndikim në media.

Janë dy palë Suel Çela dhe Adrian Çapjan. Çela donte të ekzekutonte Çapjan dhe kishte vendosur kamera statike në Elbasan. Kishte punësuar një snajperist nga Shkodra, Prek Kodra.

Përmes kamerave statike vëzhgohej Çapja dhe pamjet i dërgohen snajperisti. Ai vendoset që të qëllohet nga Kodra e Krastës. Në qershor 2020 dyshohet se snajperisti Prek Kodra e qëllon, por e plagos se nuk kishte fushëpamje. Ata janë të dëshpëruar që nuk e vrasin. Ata do ta vrisnin me kamikaz.

Episodi i dytë ka të bëjë me plagosjen e Bledar Muçës dhe e vrasin ë Belgjikë.

Për momentin janë të arrestuar vetëm Pajtime Fetahu që ishte në “arrest shtëpie” për një çështje tjetër, Dedan Gjoni që ishte i arrestuar, dy vëllezërit Roka, ndërsa Suel Çela është në arrati.

Bujar Shega është arrestuar në Milano. Ai me Suel Çelën dështoi të trafikonte 930 kilogramë kokainë. Pas kësaj nisi përpasja mes bandave për trafikun e drogës”- tha Klodiana Lala.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme