Kronika 27 November 2024, 21:38 Nga VNA

Pezullohen nga detyra 6 efektivë policie, nuk asgjësuan 1000 bimë narkotike

Ndaje në Whatsapp
Pezullohen nga detyra 6 efektivë policie, nuk asgjësuan 1000 bimë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në rajonin Shkodër-Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë të Shkodrës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal ndaj gjashtë punonjësve të policisë.

Ata dyshohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim, për shkak të mos asgjësimit të rreth 1000 bimëve narkotike të gjetura gjatë një operacioni në korrik të këtij viti. Nënkomisarët Gjergj Mala dhe Ardian Baçina, si dhe inspektorët Faik Latifi, Kristjan Lokthi, Zef Doçi dhe Sokol Kroni janë pezulluar nga detyra dhe ndaluar për të dalë jashtë shtetit.

Hetimet kanë zbuluar se këta punonjës të policisë nuk kanë asgjësuar bimët narkotike të gjetura gjatë një kontrolli të territorit në Shalë të Shkodrës. AMP ka nisur një hetim të thelluar për këtë çështje.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" ndaj 6️⃣ punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në  bashkëpunim.

Nënkomisar A.B., me detyrë Ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër.

Inspektor S.K., me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Inspektor Z.D., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Inspektor K.L., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Nënkomisar GJ.M., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht Zv/Shef Seksioni/Specialist në Seksionin Special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.

Inspektor F.L., me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme