Kronika 27 November 2024, 18:09 Nga VNA

GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-zëvendësin e Safet Gjicit për shkelje në tendera

Ndaje në Whatsapp
GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-zëvendësin e Safet

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dënuar ish-prefektin dhe ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, me 2 vite shërbim prove. Gjana akuzohet për shkelje të ligjit mbi barazinë në tendera në dy raste të ndryshme.

Sipas aktakuzës, Gjana dyshohet se ka interferuar në procesin e prokurimeve publike, duke favorizuar palë të caktuara, çka përbën shkelje të ligjit për tenderat dhe konkurrencën e ndershme.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg për të. Megjithatë, për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, Gjana ka përfituar ulje të dënimit, duke e reduktuar atë në 1 vit burg. Sidoqoftë, SPAK kishte kërkuar që ky dënim të konvertohej në 2 vite shërbim prove, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme