Kronika 27 November 2024, 10:35 Nga VNA

SPAK zbardh bashkëpunimin mes gazetarit Artan Hoxha dhe kreut të organizatës kriminale Suel Çela

Ndaje në Whatsapp
SPAK zbardh bashkëpunimin mes gazetarit Artan Hoxha dhe kreut të

SPAK ka dokumentuar përmes përgjimeve dhe komunikimeve të siguruara bashkëpunimin mes gazetarit Artan Hoxha dhe Suel Çelës, i njohur ndryshe si Marjus Lulaj, kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare. Në dosjen e hetimeve përfshihen detaje që tregojnë se Hoxha ka marrë udhëzime të drejtpërdrejta nga Çela për të ndikuar në mënyrën se si raportohej në media dhe për të sulmuar rivalët e këtij të fundit.

Përdorimi i SkyECC dhe shkëmbimi i informacioneve

Sipas dosjes, Artan Hoxha përdorte aplikacionin e komunikimit të koduar SkyECC, një shërbim të cilin Suel Çela ia siguronte si pjesë e organizatës së tij kriminale. Përmes këtij aplikacioni, Çela i përcillte gazetarit udhëzime specifike për përgatitjen e emisioneve televizive, duke përfshirë mënyrën e trajtimit të temave dhe personave që do të ishin në qendër të sulmeve mediatike.

Një nga episodet kyçe ishte përgatitja e emisionit “Opinion” më 6 shkurt 2020, ku Çela e udhëzoi Hoxhën të publikonte një foto të kryeministrit Edi Rama me një anëtar të familjes Çapja, rivalë të Suel Çelës. Fotoja shkaktoi debate të ashpra publike, ndërsa Hoxha u angazhua gjatë emisionit në sulme të ashpra ndaj Çapjave dhe kryeministrit, duke ndjekur udhëzimet e Çelës.

SPAK evidenton gjithashtu një plan të inskenuar kërcënimesh ndaj Artan Hoxhës, që synonte krijimin e një narrative të rreme në opinionin publik. Në shkurt 2020, Çela organizoi dërgimin e mesazheve kërcënuese nga jashtë vendit, të cilat u inskenuan sikur vinin nga grupi rival i Çapjave. Po ashtu, u realizuan fotografi që pretendonin se Hoxha ishte vëzhguar nga ky grup. Këto “kërcënime” u përdorën nga gazetari për të përforcuar narrativën e tij gjatë emisionit “Opinion” dhe për të dëmtuar rivalët e Çelës.

Dosja e SPAK zbulon se Artan Hoxha është shpërblyer financiarisht nga Suel Çela për bashkëpunimin e tij. Në disa raste, Çela ka dërguar shuma parash përmes ndërmjetësuesve, duke përfshirë edhe personin Skënder Sufaj. Një nga episodet përfshin një shpërblim prej 15 mijë eurosh të dhënë personalisht gazetarit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme