Kronika 26 November 2024, 23:20 Nga VNA

Zbërthimi i organizatës së Suel Çelës, blloku që iu bllokua vëllezërve të drejtoreshës së ASHT. Kush janë zyrtarët që fundosen...

Ndaje në Whatsapp
Zbërthimi i organizatës së Suel Çelës, blloku që

VNA raportoi gjatë ditës se Marsel dhe Xhino Roka, të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela, janë vëllezërit e Adelajda Roka, drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, agjenci është përgjegjëse për dhënien e lejeve të ndërtimit në territorin e Shqipërisë.

Dy vëllezërit Roka janë arrestuar në afërsi të Kodër Kamzës nga forcat e Posacme Operacionale teksa po dilnin nga Tirana. Nëse kanë patur ose jo dijeni për urdhër-arrestet ndaj tyre dhe po tentonin të arratiseshin, kjo mbetet për tu hetuar.

Por, detaji që vlen për tu theksuar është se në automjetin e tyre, forcat e policisë kanë sekuestruar ndër të tjera një bllok, ku sipas burimeve kishte shënime të detajuara, ose ndryshe një listpagesë apo të dhëna të tjera financiare, për zyrtarë të ndryshëm.

SPAK e ka sekuestruar këtë bllok dhe do të nisë hetimin mbi të, për të identifikuar se cfarë përmban ai, kush janë zyrtarët për të cilët flitet dhe cilat janë marrëdhëniet e këtyre zyrtarëve me vëllezërit Roka.

Pas sekuestrimit të bllokut të shënimeve, është ushtruar kontroll dhe shtëpinë e dy vëllezërve Roka. Ata akuzohen për krime të rënda të kryera në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Suel Cela, një emër kontrovers të botës së krimit.

Suel Cela është shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fehatu dhe i është caktuar masë e re sigurie ish-zyrtarit të Policisë Dedan Gjoni. Në Belgjikë është arresuar vëllai I Suel Celës, ndërsa në Milano biznesmeni Bujar Shega, që njihet si truri financiar i bandës.

Ndërsa janë shpallur në kërkim dhe anëtarë të tjerë të bandës. Me kërkesë të SPAK, gjykata ka caktuar masë edhe për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme