Kronika 26 November 2024, 21:17 Nga VNA

Mbyllet pas 3 orësh protesta e opozitës, tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet pas 3 orësh protesta e opozitës, tensione dhe përplasje

Protesta e opozitës ka zgjatur për tre orë dhe u shoqërua me përplasje mes protestuesve, deputetëve të opozitës dhe forcave të policisë. Tubimi nisi në orën 17:00, kur qytetarët dhe drejtuesit e opozitës bllokuan disa nga pikat kryesore të Tiranës, tek Bashka, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, Rrugën e Elbasanit, Ura te Xhamia, Sheshin Willson dhe Pallatin me Shigjeta.

Situata u tensionua shpejt tej rruga e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës, kur protestuesit janë përplasur me policinë, e cila ndërhyri me përdorimin e gazit lotsjellës dhe autoboteve me ujë për të shpërndarë turmën. Përfaqësuesit e opozitës akuzuan policinë për provokime dhe përdorim të dhunës ndaj protestuesve, ndërsa ka theksuar se protesta ishte e ligjshme dhe paqësore.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se protestat ishin njoftuar dhe se nuk kishte arsye për dhunën e përdorur nga policia. Ai shtoi se "policia, në vend që të luftonte krimin e organizuar, ka dhunuar qytetarët e zakonshëm".

Situata është bërë më e tensionuar në Sheshin Willson, ku deputetë të PD dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë ngjitur mbi autobotin e ujit për të penguar përdorimin e tij. Kjo bëri që forcat e rendit të përdornin sërish gazin lotsjellës.

Përveç tensioneve dhe përplasjes fizike, disa protestues kanë pësuar lëndime dhe janë shoqëruar në komisariat. Megjithatë, protesta është mbyllur në orën 20:00, me qarkullimin e automjeteve që ka filluar të normalizohet, pas tre orësh përplasje dhe tensione. Opozita ka theksuar se do të vazhdojë me protesta të tjera deri në realizimin e kërkesave të saj.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme