Kronika 28 November 2024, 14:10 Nga VNA

Vrasja e Martin Canit, manipulatorët politikë në sulm për të përfshirë një të mitur të dytë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Martin Canit, manipulatorët politikë në sulm për

Policia e Shtetit ka reaguar sot zyrtarisht duke publikuar faktin se ngjarja tragjike, në të cilën humbi jetën 14-vjeçari Martin Canaj, ka pasur vetëm një autor. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet ndër të tjera se: “Rezulton se kemi të bëjmë vetëm me një autor, siç është përshkruar edhe në komunikatat e Policisë së Shtetit dhe e regjistruar në materialin filmik të ngjarjes, të cilin ligji na ndalon ta publikojmë për shkak të sekretit hetimor.”

Qartazi, Policia e ka pasur të qartë që në krye të herës se ngjarja ka pasur vetëm një autor. Materialet filmike e saktësojnë këtë fakt të rëndësishëm, manipulimi i të cilit nga politika dhe disa media shënoi një fushatë linçuese ndaj një të mituri tjetër, shok klase i viktimës, i cili thjesht ndodhej në vendin ku ndodhi tragjedia. Madje, Sali Berisha dhe vartës të tij, në fushatën e denigrimit të SPAK-ut, nuk hezituan ta akuzonin Prokurorinë e Posaçme dhe BKH-në se po ndërhynin në ngjarjen e rëndë duke mbrojtur fëmijën, babai i të cilit është oficer i BKH-së.

Për ditë me radhë, pa kursyer dinjitetin e një fëmije të mitur, për të cilin nuk kishte asnjë provë se ishte i përfshirë në vrasje, politika dhe media nisën një fushatë denigrimi vetëm sepse babai i tij, me gjasë, ka hetuar ndonjë politikan të lartë që ndodhet në burg apo ka sekuestruar telefona që janë prova të korrupsionit të rëndë. Kjo hakmarrje primitive, që nuk kursen as fëmijët e mitur, nuk është e re në politikën shqiptare. Madje, më keq se ata që e nisin këtë betejë të pamoralshme janë ata që, në mënyrë të paskrupullt, abuzojnë me dinjitetin e fëmijës dhe bëhen pjesë e vorbullës së linçimit të një 14-vjeçari, për shkak të inateve personale me të atin e tij.

Pjesë e kësaj loje të shëmtuar është edhe Policia e Shtetit, e cila nuk reagoi në kohën e duhur për të dhënë informacione të sakta për përfshirjen e personave në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Canaj. Një vrasje që ka prekur çdo njeri normal të këtij vendi. Por, në mënyrë të padenjë, ka ende nga ata që e shfrytëzojnë për të nxjerrë inatet personale, duke vazhduar të qëndrojnë prej 33 vitesh në skenën politike të këtij vendi si hijena, që bëjnë politikë me tragjeditë njerëzore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme