Kronika 28 November 2024, 10:03 Nga VNA

Atentati ndaj Ardian Capjas, si grupi i Suel Çelës përdorte kamerat e sigurisë si alibi

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj Ardian Capjas, si grupi i Suel Çelës përdorte

Pas atentatit mafioz me snajper ndaj Ardian Capjas, nga Kodra e Krastës, anëtarët e grupit kriminal Capjas filluan të ndërtonin alibitë e tyre, në rast se shoqëroheshin nga policia. Mario Cela, vëllai i Suel Celës që konsiderohet si kreu i grupit, pas atentatit teksa komunikon me Klaus Matishin i komunikon se pas Capjas do të merren me lidhjet shoqërore të Capjas, të cilët i cilëson si “cerrat”. “Tani fillon dhuna”, i shkruan Mario-Matishit në Sky ECC. Ndërsa në vazhdim të bisedës shprehet se nëse policia do të shkojë për ti shoqëruar Sueli do të largohej, ndërsa ai vetë do të shkojë sepse 15 minuta para ngjarjes, ai ka dalë të kamerat e vëzhgimit. Dhe pikërisht pamjet do ti përdorte si alibi, nëse do të ktheheshin dyshimet tek ai dhe vëllai Suel Cela. “15 minuta para ngjarjes, poshtë shtëpisë dolëm te kamera…do filloj kërbaci tashti…kto cerrat që kanë rrugëve tja palosim”, shkruan Mario Cela anëtarit tjetër të grupit kriminal. Sic rezulton edhe në këtë rast, shpesh krerët e grupeve kur urdhërojnë vrasje apo atentate, qëndrojnë në syrin e kamerave të sigurisë, me qëllim që t’I përdorin me vonë si alibi.

SPAK goditi pak ditë më parë, grupin e Suel Celës, ku mes të dyshuarve janë dhe njerëz të drejtësisë, si ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe zyrtari I policisë Dedan Gjoni. Grupi kriminal merrej me trafik droge dhe urdhëronte vrasje të kundërshtarëve të tyre, të klanit Capja.

Suel Cela është në kërkim, ndërsa vëllai i tij është arrestuar në Belgjikë. Në Milano u arrestua truri financiar i organizatës, Bujar Shega.

Me masë sigurie janë dhe dy gazetarët, Artan Hoxha e Elton Qyno.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme