Kronika 29 November 2024, 15:06 Nga VNA

Hetuesit, vëllezërit Dukaj dështuan në atentatin e parë ndaj biznesmenit Eduart Reçi

Ndaje në Whatsapp
Hetuesit, vëllezërit Dukaj dështuan në atentatin e parë

  • Kamerat fiksuan momentin kur plumbi i kalon afër kokës. E vranë një javë më vonë

Eduart Reçi, i mbijetoi një atentati mbrëmjen e 8 nëntorit. Ai ndodhej në të njëjtin vend kur u vra më vonë, kur dyshohet se oficeri i policisë gjyqësore qëlloi mbi të, por plumbi nuk e kapi, ndonëse i kalon shumë pranë kokës. Policia ka sekuestruar pamjet filmike, kur plumbi prek murin, por Reçi vazhdon duke pirë cigare i pashqetësuar. Në të njëjtin vend, ai u ekzekutua disa ditë më vonë me një plumb në kokë në një distancë prej të paktën 50 metrash. Hetuesit kanë zbuluar se Shkëlqim Dukaj ka qëlluar nga shkallët e emergjencës së një hoteli e prej andej ka shfrytëzuar një tunel që e nxirrte në lokalin e tij, pa u fiksuar nga kamerat e sigurisë. Eduart Reçi dyshohet se u ekzekutua nga vëllezërit Shkëlqim e Florian Dukaj, me të cilët ishte në konflikte pronësie.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme