Kronika 30 Nëntor 2024, 17:50 Nga VNA

Fijet që lidhin politikën dhe median me bandën e Suel Çelës. A janë thënë të gjithë të vërtetat?

Ndaje në Whatsapp
Fijet që lidhin politikën dhe median me bandën e Suel

Sali Berisha ka komentuar sot për herë të parë aksionin e SPAK ndaj një prej bandave më të fuqishme dhe të rrezikshme të Elbasanit. Në një konferencë për shtyp, duke marrë përsipër prokurorin dhe gjykatësin e çështjes, ai tha se SPAK nuk e ka bërë punën siç duhet pasi 1500 kg kokainë nuk mund të vinin pa një garanci politike të Edi dhe Olsi Ramës.

Më herët, kryetari i PD mbajti standard të dyfishtë edhe për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, që sipas hetimeve janë përdorur nga bandat e Elbasanit në forma të ndryshme. Ndërsa i doli në krah Qynos, Sali Berisha nuk e kurseu Artan Hoxhën, për të cilin tha se është anëtar i bandës së Bajrave. Mesa duket, këtë standard ai po mban edhe për dosjen në tërësi. Në fakt, lidhjet e politikës dhe medias me bandat e Elbasanit duken qartë, qoftë edhe me një shikim të shpejtë të dosjes. Përdorimi i fotove të kryeministrit me një nga rivalët e bandës së Suel Çelës në emisionin “Opinion,” që sipas dëshmive ka qenë “investim” direkt i këtij të fundit, qartas shpjegon fijet e lidhjes së krimit me politikën dhe median.

Sali Berisha dhe përkrahësit e tij duhet kenë të njëjtin standart kur denoncojnë bandat e Elbasanit. Por ka kohë që shumë pak ndihet për situatën atje. Hera e fundit kur PD zyrtare dhe jozyrtare ka përmendur emrin e Suel Çelës dhe bandës së tij ka qenë nëntori i vitit 2021. Asokohe vetë Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi,denoncoi Suel Çelën dhe bandën e tij se kanë ndihmuar foltoren për të marrë epërsinë ndaj grupimit të Lulzim Bashës në PD. Pas kësaj, edhe në zgjedhjet lokale të një viti më parë e asnjë eksponent i lartë i kësaj partie, përfshirë dhe kandidatin për kryetar bashkie në Elbasan,ka folur për bandat në përgjithësi. Pa përmendur asnjë emër. Deri ditën e sotme, kur Sali Berisha ka caktuar se nuk është Suel Çela, por Edi dhe Olsi Rama, shefa të bandës së tij.

Në pamje të parë kjo duket si një akuzë politike nga ato të retorikës së zakonshme. Por Sali Berisha nuk është kaq i thjeshtë për t’u deshifruar. Pas sulmeve ndaj SPAK se nuk ka bërë punën si duhet, ka gjithmonë një arsye më të fortë se retorika politike. Ndoshta në veshin e Sali Berishës kanë shkuar fjalë se bandat në fjalë, në përpjekje për të fituar pushtet, kanë lidhje me të dy krahët e politikës…Me gjasë ai dhe njerëzit pranë tij e dinë se hetimet janë më të thella dhe dosjet kanë më shumë fletë se ato që kanë rënë në duart e gazetarëve. Në to dhe blloqet e listëpagesave të bandës mund të ketë edhe emra më të rëndësishëm se ato që përfliten në media e që janë thjesht pjesë e konsumit publik.

Një gjë është e qartë. Në të gjithë historinë e fijeve që lidhin politikën dhe krimin, ky i fundit ka qenë më i zellshëm të bashkëpunojë me pushtetin. Por kjo nuk e përjashton mundësinë që, bashkë me pushtetin, projektimi për të ardhmen të jetë dhe tek segmente të caktuara të opozitës, të cilat, të mbetura pa shumë shpresë dhe financa përballë pushtetit e kanë konsideruar këtë bashkëpunim si formë për të mbijetuar në skenën politike. Çka nuk është aspak shpresëdhënëse për një alternativë kundër Edi Ramës, por mund të jetë një formë për të mbijetuar në kushtet kur krimi dhe segmente të politikës dhe medias janë bërë bashkë për të bashkëjetuar në një mjedis ku skandalet janë procese që zgjasin dhe jehojnë vetëm 3 ditë. Mbetet për t’u parë se çdo të sjellin hetimet e thelluara, fraksionet e veçanta të dosjes dhe emrat surprizë. Që ndoshta do të jenë të tillë veç për publikun, dhe jo për ata që kanë nisur të bëjne avokatinë.

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme