Kronika 30 Nëntor 2024, 17:30 Nga VNA

Suel Cela bashkëpunoi me Ergys Dashin/ U takuan te tregu agroushqimor në Elbasan. Në trafik dhe vëllai i zyrtares së lartë

Ndaje në Whatsapp
Suel Cela bashkëpunoi me Ergys Dashin/ U takuan te tregu agroushqimor

Suel Cela bashkëpunoi me Ergys Dashin, një narkotrafikant i vrarë në Ekuador dhe Ervin Matën për të trafikuar sasi të mëdha kokaine, edhe pse në një rasta ta dështuan për ta kryer me sukses operacionin.

Në dosjen e SPAK thuhet se bashkëpunimi mes Celës dhe Dashit nisi pas një takimi të tyre në ambjentet e Tregut Agroushqimor në Elbasan. Pikërisht në këtë takim, ranë dakord që të nisnin drejt Hollandës një ngarkesë.

Por sic rezulton kokaina u sekuestrua gjatë një aksioni policor të datës 5 janar 2021 në Portin e Roterdamit në Holandë. Droga ishte fshehur në dyshemenë e një kontejneri në ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori.

Si funksiononte organizata

Në Hollandë janë arrestuar disa persona. Ndërsa janë zbërthyer komunikimet e Sky të shtetasve, Suel Cela alias Marjus Lulaj; Ergys Dashi (i vrarë në Ekuador) Gazmend Disha, XHino Roka (vëllai i drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit) dhe Renato Hasani.  Nga hetimet rezulton se Ergys Dashi ka patur rolin e bashkëfinancuesit dhe organizatorit të transportit nga Ekuadori në Hollandë, Suel Cela alias Marjus Lula, bashkëfinancuesit për blerjen e 10 kg kokainë, Gazmend Disha, do merrye në dorëzim drogën e Suel Celës, Renato Hasani do koordinonte trasportin e kokainës nga Holanda në Belgjike dhe shpërndarjen ne treg, Xhino Roka do të kryente trasfertat e parave nga BE-ja drejt vendeve të AMerikës së Jugut. Ndërsa, Hajdar Lala kishte marrë përsipër nxjerrjen e drogës nga vendi ku ishte fshehur në konteiner dhe dorëzimin të Hasani dhe Disha.

Sic rezulton nga dokumentatngarkesa është nisur nga Ekuadori me 14 dhjetor 2020 dhe do të mbërrinte në Holandë me 3 janar 2020. Ngarkesa ka kaluar transit në Anversë të Belgjikës dhe më pas në Roterdam. Kokaina është sekuestruar rrugës për në kompaninë që kishte porositur ngarkesën me banane.

Rezulton se Suel Cela është takuar personalisht me Ergys Dashin në shtator 2020 në ambjentet e tregut agroushqimor në pronësi të babait të tij në Elbasan dhe kanë organizuar trafikimin e sasisë së drogës.

Lidhje e Ergys Dashit rezulton dhe personi me nofkën “Boli” që është Ervin Mata, i shpallur në kërkim në një tjetër aksion të SPAK për trafik ndërkombëtar droge.

Në bisedimet mes Dashit e Celës ka qenë dhe Ervin Mata dhe do të ishte pjesëmarrës në sasinë e kokainës.

Rezulton se gjysma e pagesës do të dërgohej para se kokaina të ngarkohej në Ekuador, ndërsa pjesa tjetër kur anija të nisej drejt Europës.

Suel Cela në këtë rast trafikimi ka marrë përsipër nxjerrjen e drogës kur të mbërrinte ne Portet e Europës dhe personi që do ta realizonte këtë do të merrte 20 për qind të sasisë. Ky person dyshohet të jetë Hajdar Lala.

Po sic rezulton më vonë Ergys Dashi i cili shfaqet si person me lidhje të rëndësishme ne Ekuador, shprehet se ka hasur problem me nxjerrjen e ngarkesës nga Porti. Ngarkesa e parë ishte sekuestruar, pra 446 kg, ndërsa tjetra e nisur me 31 dhjetor 2020 ai thotë se ka gjasa të dështojë pasi personat që kishin marrë përsipër daljen mund të mos e realizojnë.

Ai ngre dyshime gjatë bisedave se sekuestrimi i 446 kg kokainë nga ana e autoriteteve holandeze ka ardhur si pasojë e komunikimeve në telefon. Ai i shkruan Suel Celës: “…është kap 100 për qind, sa kemi dhënë adresë… do jetë nga telefonat….sky”.

Më pas e informon Suel Celën për dështimet që kishte pësuar në lidhje me disa tentative për të trafikuar kokainë muajt e fundit.

Madje ai një moment ai pretendon se  një ngarkesë ka përfunduar në Arabinë Saudite, një tjetër prej rreth 192 kg me destinacion Hamburgun, Gjermani është sekuestruar. Dashi thotë se në një muaj ka humbur 4 milionë e gjysmë euro.

Ai e siguron Suel Celën se “bukët” ishin sekuestruar dhe po haste vështirësi në marrjen dokumentacionit që të provonte sekuestrimin e saj. Në dosjen e SPAK thuhet se Suel Cela është përfshirë në disa tentativa të trafikimit të kokainës, por vetëm në një rast ka patur sukses, në periudhën  që janë parë komunikimet ku ka mundur të trafikojë 50 kg kokainë. Në vijim Dashi I kërkon Suel celës që të gjejë ndonjë person që është në gjendje të nxjerrë drogën nga Porti dhe ai garanton trafikimin e mbi 500 ose deri 1 ton kokainë.

Nga hetimet rezulton se Ergys Dashi ka patur një pozitë të konsoliduuar në sigurimin dhe trafikimin e drogës në Amerikën Latine. Ai kishte kontakte dhe bashëpunonte me punonjës të agjensice të zbatimit të ligjit në vendet e AMerikës Latine me qëllim nisjen e sasive të drogës. Ai është në kërkim të vazhdueshëm për të gjetur bashkëpunëtorë vetëm në një segment, atë të nxjerrjes së drogës nga Porti.

Për këtë arsye, ai komunikon në mënyrë të vazhdueshme me Suel Celën. Ngarkesat janë mbi 300 kg sepse në këtë mënyrë kanë mundësi të japin rryshfet zyrtarëve.

Suel Cela rezulton se është bashkëfinancues kryesor në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Porteve të Europës, ndërsa angazhon bashkëpunëtorët e tij në role të mirëpërcaktuara.

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme