Kronika 30 Nëntor 2024, 10:00 Nga VNA

Zhdukja e ngarkesës me kokainë, Suel Çela-Bujar Shegës: Hilsin do ta q… para se ta fusim në dhé

Ndaje në Whatsapp
Zhdukja e ngarkesës me kokainë, Suel Çela-Bujar Shegës:

Suel Cela dhe Marsel, alias Bujar Shega, tentuan në dhjetor të 2020 të trafikonin nga Ekuadori drejt Anversës në Belgjikë sasinë prej 930 kg kokainë. Por droga u bllokua në Portin e Gayakilit në Ekuador. Autoritetet zbuluan 19 thasë me ngjyrë të zezë, me 930 pako kokainë, ndërsa u arrestuan 4 persona. Pakot kishin logon "ERKING". Nga hetimet rezulton se Suel Cela, alias Marjus Lulaj, i njohur me pseudonimet “s.s” ose “SS”; Marsel, alias Bujar Shega, me pseudonimin “Mercedesiiiiiiii”; Gazmend Disha, me pseudonimet “Milano 2” dhe “Milano 2 neë”; Renato Hasani, me pseudonimin “Reno”; Hajdar Lala Sefa, i njohur me pseudonimet “Bruxel”, “Dari”, “Detroit USA”, “Giorankruja”, rezulton sipas zbërthimit të Sky EÇ se ishin të përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt porteve të Europës.

Në rastin e trafikimit të 930 kg kokainë, rezulton se Marsel, alias Bujar Shega, Suel Cela, alias Marjus Lulaj, dhe Hajdar Lala/Sefa kanë pasur rolin e bashkëfinancuesit, Gazmend Disha kishte rolin e marrësit në dorëzim të sasisë prej 50 kg drogë që i përkiste Suel Celës, ndërsa Renato Hasani ishte ndërmjetës për llogari të Suel Celës.

Në dosje rezulton se Suel Cela komunikon vazhdimisht me Gazmend Dishën lidhur me paratë që kanë siguruar në Holandë e Britaninë e Madhe nga shitja e kokainës. “Ta likujdojmë Bujarin këtu (Bujar Shegën)”, thotë Suel Cela. Ai flet për transferta parash nga kompani kineze drejt Ekuadorit. Suel Cela i kërkon Dishës të dërgojë para në Shqipëri.

Siç rezulton nga bisedat në vijim, Suel Cela kërkon të investojë për blerjen dhe trafikimin e dy sasive të ndryshme të kokainës nga dy grupe të ndara nga njëri-tjetri: një përmes Bujar Shegës dhe një përmes grupit të Gjermanisë.

Në Sky EÇ, Suel Cela i dërgon Hajdar Lalës foto të pakove me drogë. Pas shumë bisedash, rezulton se një ngarkesë me lëndë narkotike nuk ka mbërritur në destinacion, pasi konteineri ku ishte ngarkuar kishte dalë bosh. Në këtë moment fillojnë dhe përplasjet, dhe Suel Cela komunikon me Marsel, alias Bujar Shegën, dhe i kërkon të hetojë se përse “kutia” ka mbërritur kot. “Me atë po merrem. Ka pislluk të dalja”, shprehet Shega. “Ti shikoje me dyshim, hetoje tamam”, si shkruan Cela.

“Kjo punë duhet zgjidhur, duhet gjetur letrat nëse është kapur. Dhe do më bish kamerat e sigurisë së portit”, shkruan Shega, në një bisedë me një të paidentifikuar. Në vazhdim, Suel Cela shprehet se “ishalal ska hile. Hetoje me dyshim, po pat hile do ta q… hilsin para se ta fusim në dhe”. Shega i shkruan: “Do ta zbardh unë këtë punë se sbën”.

Sikurse sqaron SPAK, nga konteksti i bisedës dyshohet se një ngarkesë lëndë narkotike e nisur nga Amerika e Jugut nuk ka mbërritur në destinacion. Marsel, alias Bujar Shega, pretendon se ka pasur takim me personin që kishte marrë përsipër nxjerrjen e kokainës nga Porti. Ata dyshojnë se droga është sekuestruar në portet transit. Duke qenë se lënda narkotike ishte sekuestruar në këto porte dhe nuk ishte vjedhur në Portin Fundit, Marsel, alias Bujar Shega, i ka kërkuar të administrojë dokumentacionin që bën fjalë për sekuestrimin nga agjencitë ligjzbatuese dhe pamjet filmike të portit. Suel Cela dhe Marsel, alias Bujar Shega, shprehen se nëse lënda narkotike është vjedhur, ai duhet të paguajë me kokën e tij.

Ngarkesa prej 930 kg kokainë ishte sekuestruar në Ekuador në kuadër të operacionit Boya Roja dhe fotot e publikuara nga agjencitë ligjzbatuese që dëshmonin suksesin e operacionit, janë gjetur në komunikimet Sky EÇ të Suel Celës.

 

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme