Kronika 1 December 2024, 11:44 Nga VNA

Tre vite pa drejtësi: Historia e dhimbshme e foshnjës së infektuar me HIV në spital

Ndaje në Whatsapp
Tre vite pa drejtësi: Historia e dhimbshme e foshnjës së

Prej 3 vitesh, prindërit e fëmijës që u infektua me HIV AIDS në spital enden dyerve të prokurorisë me shpresën për të kërkuar drejtësi.

Ishte tetori i 2021 kur erdhi në jetë E dhe si cdo prind edhe cifti nga Tirana u lumturua, pa e ditur se pak javë më vonë për ta do të niste kalvari i gjatë I vuajtjeve, jo vetëm për ta por edhe për djalin.

E., pas shumë analizash rezultoi i infektuar me HIV, në një kohë që të dy prindërit rezultuan negativ. Cifti iu drejtua menjëherë prokurorisë dhe kërkoi hetimin e rastit dhe vëniën përpara përgjegjësisë se mjekëve, pasi dyshimet e tyre janë që foshnja u infektua në spital.

Prokuroria fillimisht e mbylli cështjen, por dosja u rihap pas një vendimi gjykate.

Përgjatë këtyre 3 viteve, prokurorët pretendojnë se kanë kryer veprime hetimore, por ende nuk ka një përgjegjës.

Aktualisht burime pranë prokurorisë thanë se do të kërkojnë ndihmën e ekspertëve në Itali, për të kryer një aktekspertimi mjekoligjor për të përcaktuar kohën se kur është infektuar foshnja, pra në cilin nga spitalet në maternitet apo qendrën spitalore universitare Nënë Tereza.

“Aktualisht është duke u bërë gati letërporosie dhe janë caktuar dy oficerë policie gjyqësore për të përshpejtuar hetimin”, tha një burim.

Megjithatë, pavarësisht këtij pohimi, drejtësia për E., ende nuk ka ardhur.

E., tani jeton në një shtet të BE-së ku merr një mjekim të specializuar, edhe pse në këtë kalvar prindërit e tij kanë hasur vështirësi të pafundme.

Sot me 1 dhjetor, në DItën Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS, prindërit e fëmijës bëjnë thirrje për drejtësi.

“Pres të zbardhet e vërteta se ku u infektua im bir dhe kush janë personat që fshihen për pengim të zbardhjes së vërtetës. Kjo është një e vërtetë për fatin tonë të keq, e pamohueshme”, thotë nëna e E., tashmë 3-vjecar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme