Kronika 1 December 2024, 09:09 Nga VNA

Të shtënat me armë zjarri në Selenicë, policia zbardh ngjarjen

Ndaje në Whatsapp
Të shtënat me armë zjarri në Selenicë, policia zbardh

Një person në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e 30 nëntorit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brataj, në Selencië, dhe si pasojë është shpallur në kërkim autori i dyshuar, shtetasi A.F, 35 vjeç.

Për fat të mirë, policia ka konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po vazhdon operacioni për kapjen e autorit të dyshuar në zonë.

Njoftimi

Sot, rreth orës 21:05, në fshatin Brataj, Selenicë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., dyshohet se shtetasi A. F., rreth 53 vjeç, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme