Kronika 1 December 2024, 11:54 Nga VNA

Drejtësia e munguar/ Letra e dhimbshme e nënës për fëmijën e saj që u infektua me HIV në spital

Ndaje në Whatsapp
Drejtësia e munguar/ Letra e dhimbshme e nënës për

Historia tronditëse e një familjeje që po përballet me një situatë tepër të vështirë. Është historia e një nëne që kërkon drejtësi për foshnjën e saj, të infektuar me HIV në spital dhe pas 3 vitesh hetime nuk është gjetur asnjë përgjegjës.

Nëna e foshnjës ka shkruar një letrër të dhimbshme drejtuar të birit, ku përshkruan vuajtjet, frikën dhe forcën që ka gjetur në dashurinë për fëmijën e saj.

Më poshtë gjeni letrën e plotë të nënës për djalin e saj:

Biri im, shpirti im i çmuar,

Sot, ndërsa shkruaj për ty, më duket sikur koha ka ndaluar dhe zemra ime ndjen çdo ndjesi si të ishte ajo dita e parë e dhimbjes dhe shpresës sonë. Ka kaluar një vit që nga hera e fundit kur fjala u kthye në strehë për mendimet e mia, dhe, ndërsa kjo datë e 1 Dhjetorit shënon një fakt të pamohueshëm, ajo gjithashtu përfaqëson sa shumë kemi ecur përpara, biri im.

Duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar, por në fakt, bota jonë ka përjetuar ndryshime të mëdha. Sot, nëse lotët ma rrëmbejnë buzeqeshjen, ti vrapon drejt meje, duke ma qetësuar zemrën me një përqafim. Nëse ndodh që ndjej se po shembem, forca jote, qoftë dhe ajo e thjeshta e buzëqeshjes së një fëmije, më bën të ringrihem dhe të vazhdoj pa u ndalur.

Jeta jonë, biri im, është një sfidë që jetohet çdo çast. Nuk na jep kohë të mendojmë për dorëzim. Për ty, nuk është ende koha për të shpjeguar historinë e plotë të jetës tënde. Por kurrë nuk është herët për të të përgatitur për atë që të pret. Kurrë nuk është herët për të të mësuar të duash veten, të njohësh forcën tënde, dhe të kuptosh se Zoti është gjithmonë pranë teje, duke të udhëhequr në çdo hap.

Njerëzit, biri im, janë të lirë të vijnë dhe të largohen. Por një gjë është e sigurt: askush nuk ka të drejtë të të lëndojë, të të bëjë të ndihesh më pak se i denjë. Ti je një dhuratë e çmuar, një bekim për këdo që ka fatin të të njohë. Ti po rritesh në një botë të mbushur me dashuri, dhe një fëmijë që rritet me dashuri do të përçojë gjithmonë vlerat më të mira në çdo hap të jetës.

Deri dje, mendimet e mia ishin të mbushura vetëm me frikë për jetën tënde, duke u lutur që të të kem pranë, duke e përjetuar çdo ditë me një ankth të heshtur. Sot, ndërsa të shoh të rritesh plot gëzim e jetë, ndërsa të dëgjoj të flasësh dhe të shpjegosh ndjenjat e tua, unë e kuptoj sa larg kemi arritur. Ti tashmë po ndërton miqësi, po shijon jetën dhe po ndjek dijen me gjithë pasionin e një fëmije të lumtur. Çdo moment me ty është një dhuratë, dhe çdo ditë që kalon e ndiej më shumë sesa bekim është jeta jote për mua.

Plaga në zemrën time nuk është shëruar ende. Ka ditë kur dhimbja më mbulon si një oqean i pafund. Por çdo herë që më mbulon ajo valë e errët, gjej forcën për të notuar sërish, për të vazhduar përpara për ty. Ankthi për analizat dhe për përgjigjet e tyre nuk është zbehur, por përballë frikës për ty, biri im, unë e gjej gjithmonë një forcë të re.

Ti je qellimi im i përjetshëm, biri im. Nuk kam bërë gjithçka që ndoshta meriton, dhe ndjenja se mund të bëj më shumë do të më shoqërojë deri në fundin e ditëve të mia. Por një gjë është e sigurt: nuk do të ndalem kurrë së luftuari për ty, për të ardhmen tënde, për lumturinë tënde. Ti je shpresa dhe motivi i jetës sime dhe do të jesh po kështu për të tjerët që kanë nevojë për forcë dhe shpresë.

Ti do ta duash jetën, biri im, dhe jeta do të të dojë po aq sa unë. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të mbushur me dashuri, dinjitet dhe guxim për të përballuar çdo sfidë që vjen.

Gjithmonë me dashuri dhe përkushtim,

Nëna jote.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme