Kronika 1 December 2024, 16:30 Nga VNA

Arrestohet 44-vjeçari që terrorizoi banorët e Selenicës me kallash

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 44-vjeçari që terrorizoi banorët e Selenicës me

Pas më shumë se 12 orë kërkimesh në zonën e Selenicës, policia e Vlorës ka arritur të vërë në pranga një 44-vjeçar, i cili qëlloi me armë në gjendje të dehur, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Shtetasi, identifikuar si A.F., u arrestua pas një operacioni të gjerë, ku u sekuestrua dhe arma e zjarrit kallashnikov, e cila ishte e mbushur dhe e gatshme për përdorim.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Brataj. 44-vjeçari, i dehur dhe pas një konflikti të çastit, u ka thënë autoriteteve se disa të mitur po e bezdisnin, çka e ka shtyrë të marrë armën dhe të qëllojë në ajër. Kjo ka shkaktuar frikë dhe panik te banorët dhe te fëmijët e pranishëm në momentin e incidentit.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forcën Operacionale në DVP Vlorë, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, kanë zhvilluar kërkime të pandërprera gjatë gjithë natës, në një terren të vështirë malor dhe pyllor. Si rezultat, sot në mesditë, u bë i mundur arrestimi i shtetasit A. F., 44 vjeç, banues në fshatin Brataj,” njoftoi policia.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme