Kronika 1 December 2024, 15:30 Nga VNA

SPAK hetim tenderave që fitoi kompania e Bujar Shegës. Biznesmeni që shihet si personazh kyç në narkotrafik. Bashkëpunimi me Suel Çelën

Ndaje në Whatsapp
SPAK hetim tenderave që fitoi kompania e Bujar Shegës. Biznesmeni

Bujar Shega shihet nga SPAK si një nga njerëzit më të rëndësishëm të përfshirë në trafikun e kokainës, pasi nga hetimet e deritanishme, ai financonte blerjen e sasive të mëdha që trafikoheshin nga Amerika Latine drejt Porteve të Bashkimit Europian.

Por krahas dyshimeve për trafik në kuadër të organizatës kriminale SPAK po heton edhe aktivitetin e biznesit të Shegës.

Ai është administrator i dy kompanive Viola Green dhe Ëonder Green dhe përmes tyre ka fituar tendera në disa bashki për pastrimin e qyteteve. SPAK do të hetojë dhe këtë aspekt, për të verefikuar mënyrën sesi janë fituar këto tendera, cilat kanë qenë kompanitë në garë dhe a është favorizuar Shega në aktivitetin e tij për shkak edhe të lidhjeve të forta politike. Gjithashtu hetuesit do të kalojnë në sitë edhe pasuritë e Bujar Shegës nga Peqini pasi ka dyshime se një pjesë e tyre kanë burim paratë e fituara nga trafiku i kokainës.

Marsel alias Bujar Shega u arrestua në Milano  mbi bazën e një urdhër arresti të SPAK që goditi organizatën kriminale të Suel Celës. MInistria e Drejtësisë po përgatit kërkesën për ekstradimin e Shegës nga Italia drejt vendit tonë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme