Presidenti amerikan tha se “shpreson” që ekonomia e Iranit të dështojë, sepse “dua të fitoj”.
“Ajo po dështon. Ne kemi sanksione ndaj tyre, sanksione të jashtëzakonshme. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent ka bërë një punë të shkëlqyer. Kemi sanksione që nuk janë parë kurrë më parë,” tha ai.
Trump shtoi se monedha e Iranit është tashmë “pa vlerë” dhe pretendoi se niveli i inflacionit është “ndoshta 150 për qind”.
“Ata duhet të bëjnë gjënë e zgjuar, sepse ne nuk duam të hyjmë dhe të vrasim njerëz, vërtet nuk duam. Unë nuk dua, është shumë e vështirë. Janë njerëz të mrekullueshëm, i njoh, kam shumë miq iranianë nga Nju Jorku dhe vende të tjera ndër vite, janë njerëz të shkëlqyer. Nuk dua t’i vras ata,” u shpreh ai.






















