Bota 5 Maj 2026, 14:55 Nga VNA

Faktet rrëzojnë akuzat, por jo dëmin personal: Rasti i Lorna Hajdinit dhe roli i medias

Ndaje në Whatsapp

Faktet rrëzojnë akuzat, por jo dëmin personal: Rasti i Lorna

Dalin detaje të reja në dritë nga skandali në JPMorgan Chase, ku drejtuesja ekzekutive, shqiptarja Lorna Hajdini akuzohet për sulm seksual ndaj një ish-punonjësi.

Chirayu Rana, 35 vjeç, ish-bankier në JPMorgan Chase, pretendon se Hajdini e kishte droguar dhe e kishte detyruar në akt seksual, duke kërcënuar karrierën e tij. Ai dorëzoi padinë më 28 prill 2025 në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut nën pseudonimin “John Doe”.

Ndërkohë, burime të New York Post raportojnë se Rana kishte gënjyer kompaninë për një çështje personale, duke pretenduar se babai i tij ishte i sëmurë rëndë për të marrë gati tre muaj leje të paguar. Sipas këtyre burimeve, ai e përdori këtë periudhë për të përgatitur padinë kundër Hajdinit, duke marrë leje të ndryshme midis dhjetorit 2024 dhe majit 2025, si dhe duke punuar edhe nga distanca.

Lorna Hajdini, 37 vjeç, mohon çdo akuzë. Avokatët e saj deklaruan: “Lorna i mohon kategorikisht akuzat. Ajo nuk ka qenë kurrë e përfshirë në ndonjë sjellje të papërshtatshme me këtë individ dhe nuk ka qenë kurrë në vendin ku supozohet të ketë ndodhur sulmi seksual i dyshuar.”

Hetimet pritet të vazhdojnë, ndërsa media dhe publiku presin zhvillime të reja mbi këtë çështje që ka tronditur komunitetin financiar dhe jo vetëm.

Por ndërkohë reputacioni i saj u shkatërrua, ndërsa edhe mediat shqiptare nxituan ta pasqyronin.

Video

Partia e garës pa garues.

Nuk ka mënyrë më dinjitoze se të ftosh antarësinë që të votojnë dhe t’i japësh fletën e votimit me vetëm një kandidat.

Merret masa për Nikoll Radaçin, autori i aksidentit tragjik në Durrës lihet në burg. Familjarët nuk kanë pranuar që t’i marrin avokat, duke iu caktuar kështu avokat nga shteti.

Mbërrin nën masa të rrepta sigurie autori që shkaktoi ngjarjen tragjike ne Durrës. Ai do të njihet sot me masën e sigurisë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme