Bota 5 Maj 2026, 12:23 Nga VNA

Trump sulmon Papën për deklaratat mbi Iranin: Po rrezikon katolikët në mbarë botën

Ndaje në Whatsapp

Trump sulmon Papën për deklaratat mbi Iranin: Po rrezikon

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dalë sërish me kritika publike ndaj Papa Leone XIV, duke e akuzuar se qëndrimet e tij mund të vënë në rrezik besimtarët katolikë në mbarë botën.

Në një deklaratë për Salem News, Trump u shpreh se Ati i Shenjtë duket se e konsideron të pranueshme mundësinë që Irani të zotërojë armë bërthamore, një ide që ai e kundërshton fuqishëm.

“Papa po rrezikon shumë katolikë dhe shumë njerëz,” tha Trump. “Ai preferon të flasë për mënyrën se si mund të jetë e pranueshme që Irani të ketë armë bërthamore. Nuk mendoj se kjo është një gjë e mirë.”

Këto deklarata pritet të nxisin debate të reja, veçanërisht në një moment kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është planifikuar të zhvillojë një vizitë në Vatikan.

Video

Merret masa për Nikoll Radaçin, autori i aksidentit tragjik në Durrës lihet në burg. Familjarët nuk kanë pranuar që t’i marrin avokat, duke iu caktuar kështu avokat nga shteti.

Mbërrin nën masa të rrepta sigurie autori që shkaktoi ngjarjen tragjike ne Durrës. Ai do të njihet sot me masën e sigurisë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, surprizoi të pranishmit duke treguar një anë më të lirshme dhe artistike gjatë një darke zyrtare pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Armeni. Gjatë mbrëmjes, Macron mori mikrofonin dhe interpretoi këngën e njohur franceze La Bohème, një baladë klasike e vitit 1965 e kënduar fillimisht nga Charles Aznavour. Në video që qarkullon në rrjet, presidenti francez shihet duke kënduar ndërsa shoqërohet muzikalisht nga kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, i cili luan në bateri, duke i dhënë një atmosferë të veçantë dhe joformale eventit diplomatik.

Një avion i vogël me katër persona në bord u rrëzua më 4 maj në Belo Horizonte, në juglindje të Brazilit. Si pasojë e aksidentit, piloti dhe bashkëpiloti humbën jetën, ndërsa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme