Kronika 5 May 2026, 11:45 Nga VNA

Arrest me burg për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik me dy fëmijë të vdekur në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Arrest me burg për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik me dy

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikoll Radaçin, drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin fatal në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 3 majit në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar. Sipas të dhënave, tre fëmijë po luanin me top në trotuar në momentin kur 57-vjeçari, i cili dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke i përplasur.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dy prej të miturve ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas arrestimit, ndaj Radaçit u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë, ku gjykata vendosi izolimin e tij në burg, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme