Politika 5 May 2026, 16:13 Nga VNA

Reporterët pa Kufij i përgjigjen Ramës: Ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë

Ndaje në Whatsapp

Reporterët pa Kufij i përgjigjen Ramës: Ne masim lirinë e

Reporterët pa Kufij i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me raportin e saj për lirinë e medias, ku Shqipëria renditet në vendin e 83-të, me një rënie prej tre pozicionesh krahasuar me një vit më parë.

Në reagimin e saj, organizata thekson se vlerësimi nuk lidhet me komunikimin qeveritar, por me tregues konkretë të lirisë së medias në vend, përfshirë presionin politik, transparencën dhe sigurinë e gazetarëve.

“Kryeministër Edi Rama, ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë. Renditja e Shqipërisë në vendin e 83-të (-3) në Indeksin 2026 pasqyron sulmet politike, abuzimin me organet e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve,” thuhet në reagim.

Deklarata e Reporterëve pa Kufij erdhi pas një postimi të mëhershëm të kryeministrit Rama, i cili kishte vlerësuar një raport të SIGMA-OECD mbi Agjencinë për Media dhe Informim (MIA), duke ironizuar kritikat ndaj qeverisë për gjendjen e medias.

Në raportin e saj për Shqipërinë, Reporterët pa Kufij theksojnë se gazetarët përballen me presion politik, vështirësi në aksesin e informacionit dhe sulme që synojnë diskreditimin e tyre, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita. Po ashtu, sipas organizatës, centralizimi i komunikimit qeveritar ka ndikuar negativisht në transparencë.

Pas reagimit të organizatës, Rama ka replikuar duke sugjeruar që raportet e ndryshme ndërkombëtare të lexohen në mënyrë të krahasuar, pasi sipas tij ekzistojnë mospërputhje në vlerësime mbi funksionimin e medias dhe komunikimit institucional në Shqipëri.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme