Politika 5 May 2026, 18:29 Nga VNA

Garë pa rival? Ja ç’shkruante në vitet ’90 Abdi Baleta për zgjedhjen e Sali Berishës president në ’92 si kandidat i vetëm

Ndaje në Whatsapp
Garë pa rival? Ja ç’shkruante në vitet ’90 Abdi

Nuk është hera e parë që Sali Berisha kandidon i vetëm në një garë. Në fakt, kjo ka ndodhur edhe kur ai u zgjodh president në vitin 1992. Në një shkrim të Abdi Baletës, botuar në gazetën “Rimëkëmbja” në vitin 1996, analizohet qartë dhe ftohtë pse Berisha e mori atë vendim, i frikësuar edhe nga mundësia që rival i tij asokohe mund të ishte Ismail Kadare.

Duke iu referuar asaj periudhe, Baleta shkruan:

“Para se të bëhej votimi, ai nguli këmbë që të ndryshohej ligji kushtetues dhe të mos ishte e detyrueshme që të kishte kandidaturë alternative.”

Sipas tij, kjo nuk ishte një çështje formale, por një mënyrë për të shmangur çdo rrezik real nga një kundërshtar i mundshëm:

“Ka mbetur e pasqaruar mirë përse këmbënguli aq shumë atëherë Berisha, nuk deshi ta vinte ndonjërin nga bashkëpunëtorët në pozitën e ‘kandidatit bufon’, apo kishte frikë se në vend të bufonit të vet mund t’i dilte ndonjë konkurrent real.”

Baleta përshkruan edhe klimën e tensionit të asaj kohe, kur në Tiranë qarkullonin zëra për një kandidaturë të mundshme të Kadaresë:

“Ato ditë, në Tiranë flitej se dikush po përgatitej të paraqiste edhe kandidaturën e Ismail Kadaresë, madje në rrethet e ngushta pranë Berishës ngjalli shqetësim një lajm se ditën e votimeve mund të zbarkonte Kadareja në Rinas.”

Tre dekada më pas, edhe pse i zvogëluar në forcë dhe përmasa politike, Sali Berisha vijon të përdorë të njëjtat forma dhe metoda: shmangien e konkurrencës dhe kontrollin e garës. Ajo që në vitin 1992 u justifikua si vendim i momentit, sot shfaqet si një model i përsëritur, që tregon më shumë për raportin e tij me garën sesa për rrethanat e kohës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme