Rajoni 5 May 2026, 18:59 Nga VNA

Marrëveshja e madhe, Vjosa Osmani rikthehet në LDK

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshja e madhe, Vjosa Osmani rikthehet në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë kanë arritur dakordësinë që në zgjedhjet e 7 qershorit të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin.

Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së para mediave tha se për bashkëpunimin me Osmanin u përkrah nga anëtarët.

“Me votim në këtë trup, u dakordësuam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore zgjedhore. Pikë e veçantë e këtij takimi ishte edhe natyrisht bashkimi i madh për të cilin po flasim e për të cilin jemi angazhuar. I njoftova edhe kryesinë edhe kryetarët e degëve me procesin e deritanishëm.

Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Po për këtë, më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Pra, kishte dakordim për idenë e bashkimit, kishte dakordim për garim të përbashkët, kishte dakordim për shumë gjëra që i kemi diskutuar deri më tani dhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do t’i formalizojmë këto çështje në detaje”, tha ai.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme