Bota 27 Prill 2026, 16:07 Nga VNA

“Të gjithë kundër Bibit”: Bennett dhe Lapid bashkojnë partitë për të sfiduar Netanyahun

Ndaje në Whatsapp

“Të gjithë kundër Bibit”: Bennett dhe Lapid

JERUZALEM – Dy ish-kryeministrat izraelitë, Naftali Bennett dhe Yair Lapid, kanë njoftuar bashkimin e partive të tyre në një formacion të ri politik të quajtur “Beyahad” (“Së bashku”), me një objektiv të qartë: largimin nga pushteti të kryeministrit Benjamin Netanyahu, një figurë që shumë e konsiderojnë gjithnjë e më përçarëse në politikën izraelite.

Bennett dhe Lapid kanë bashkëpunuar edhe më parë. Në vitin 2021 ata arritën ta çonin Netanyahun për herë të parë në opozitë pas më shumë se një dekade në pushtet, duke formuar një koalicion të gjerë me tetë parti politike, përfshirë edhe partinë arabe Ra’am të drejtuar nga Mansour Abbas. Dy liderët drejtuan qeverinë me një marrëveshje rotacioni për postin e kryeministrit.

Megjithatë, qeveria e tyre zgjati vetëm një vit. Në qershor 2022, deputetja Idit Silman u largua nga koalicioni, duke prishur shumicën e brishtë me vetëm një mandat diferencë. Ky zhvillim hapi rrugën për rikthimin e Netanyahut në pushtet, duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë në historinë e Izraelit, me gjithsej rreth 19 vite në drejtimin e vendit, duke përfshirë edhe mandatin e tij të parë mes viteve 1996 dhe 1999.

Që prej asaj kohe, Lapid ka mbajtur rolin e liderit të opozitës, ndërsa Bennett u tërhoq për një periudhë nga politika. Të dy konsiderohen shpesh një “çift i çuditshëm” politik: Bennett është një politikan i djathtë dhe ortodoks me qëndrime të ashpra ndaj palestinezëve, ndërsa Lapid është një figurë laike dhe më e moderuar.

Rikthimi i tyre në një aleancë të përbashkët vjen në një moment të vështirë për Izraelin, pas tre vitesh konflikti pothuajse të pandërprerë dhe përçarjes së thellë politike në vend. Debatet janë përqendruar edhe te kërkesa për një komision të pavarur që të hetojë përgjegjësitë e qeverisë për dështimet që çuan në sulmin e Hamasit më 7 tetor.

Një tjetër çështje e debatueshme është edhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak për komunitetin ultra-ortodoks, i cili megjithëse është parashikuar në ligj, vazhdon të mos zbatohet për shkak të kundërshtimit të partive fetare në qeveri. Madje, së fundmi edhe Gjykata e Lartë ka kërkuar nga ekzekutivi të respektojë detyrimet ligjore në këtë drejtim.

Aleanca Bennett-Lapid u firmos të shtunën në mbrëmje. Në një konferencë për shtyp, dy liderët deklaruan se bashkimi i tyre synon të bashkojë kampin reformist dhe të përqendrojë energjitë drejt një fitoreje në zgjedhjet e ardhshme, për të drejtuar më pas vendin drejt reformave të nevojshme.

Në formacionin e ri politik pritet të ketë vend edhe për figura të tjera. Një ftesë e hapur është drejtuar ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Gadi Eisenkot, i cili së fundmi ka krijuar një parti të re centriste të quajtur “Yashar!” (“Ndershmëri”).

Sipas një sondazhi të fundit të publikuar nga gazeta Maariv, koalicioni aktual qeverisës mund të sigurojë rreth 49 mandate në parlament, ndërsa blloku i opozitës mund të arrijë në 61 vende – minimumi i nevojshëm për të formuar qeverinë.

Megjithatë, aleanca e re ka shkaktuar edhe reagime të ashpra nga kampi qeverisës. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, ka akuzuar Bennett dhe Lapid se po “ia shesin vendin lëvizjes islamike”, ndërsa ministri i Financave, Bezalel Smotrich, e ka cilësuar marrëveshjen si një “aleancë në shërbim të Abbasit”.

Ndërkohë, pjesë të tjera të opozitës e kanë mirëpritur bashkimin. Kreu i Demokratëve, Yair Golan, deklaroi se çdo bashkim brenda kampit opozitar është pozitiv, ndërsa lideri i partisë Yisrael Beytenu, Avigdor Liberman, uroi sukses për listën e re të përbashkët, duke theksuar se qëllimi është zëvendësimi i qeverisë aktuale.

Video

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku përplasja e katër automjeteve i ka marrë jetën një shtetasi të huaj. Përveç viktimës, raportohet edhe për disa persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ndërsa brenda sallës së Washington Hilton shpërtheu paniku pas të shtënave gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një i ftuar vendosi të mos largohej nga vendi. Michael Glantz, agjent i Creative Artists Agency, tha se vazhdoi të qëndronte në karrige dhe të hante sallatën, duke shtuar se si njujorkez është mësuar me sirena dhe situata të tilla dhe nuk u tremb nga rrëmuja përreth.

Tani që Big Brother mbaroi, Monika Kryemadhi ka një sfidë tjetër me opinionin publik…

Seanca e parë e gjyqit në themel, Ilir Meta shpërthen në akuza

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme