Politika 27 April 2026, 16:03 Nga VNA

“Ke autoritet të më përjashtosh?” – përplasje e fortë Rama-Spiropali në grupin e PS, debat ballë për ballë dhe izolim në drekën e deputetëve

Ndaje në Whatsapp

“Ke autoritet të më përjashtosh?” –

Detaje të reja janë bërë publike pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS. VNA mëson se përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit ka qenë shumë më e fortë nga sa u raportua fillimisht.

Sipas burimeve, gjatë debatit Spiropali i është drejtuar Ramës me pyetjen: “Ke autoritet të më përjashtosh?”. Kryeministri i është përgjigjur: “Ti po e shkakton vetë.”

Pas kësaj, dy politikanët janë afruar dhe kanë debatuar fytyrë më fytyrë në një moment tensioni që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë deputetëve të pranishëm në sallë.

Burimet bëjnë me dije se në fund të mbledhjes Spiropali ka kërkuar ujë, por për disa momente askush nuk i ka ofruar. Më pas ajo i ka kërkuar ujë deputetit Tërmet Peçi, i cili i ka dhënë shishen e tij.

Tensioni është reflektuar edhe gjatë drekës që ka pasuar mbledhjen. Sipas të njëjtave burime, Spiropali është lënë vetëm në tavolinë, ndërsa vetëm Holta Xhaçka ka shkëmbyer disa fjalë me të.

Ndërkohë në krahun tjetër, Belinda Balluku është parë duke mbledhur rreth 20 deputetë në tavolinën e saj, një veprim që nga disa është interpretuar si një sinjal politik brenda grupit parlamentar.

Ngjarja ka shtuar edhe më shumë zërat për tensione dhe pakënaqësi brenda Partisë Socialiste, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të sjellë pasoja të mëtejshme në raportet brenda grupit parlamentar.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme