Politika 27 April 2026, 16:40 Nga VNA

Ferit Hoxha nuk mohon mesazhin fyes ndaj shqiptarëve në RMV, në vend të kërkim-faljes e relativizon gafën

Ndaje në Whatsapp

Ferit Hoxha nuk mohon mesazhin fyes ndaj shqiptarëve në RMV, në

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, nuk ka mohuar ekzistencën e një mesazhi ku pretendohet se i referohet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut me një term fyes.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut, Hoxha u pyet mbi çështjen në fjalë. Në përgjigjen e tij, ai nuk e mohoi drejtpërdrejt mesazhin, por theksoi se bëhet fjalë për një situatë që i përket javës së kaluar dhe ai ka dhënë sqarimet e nevojshme publikisht.

“Keni mbetur te java e kaluar, ndërkohë që gjërat kanë evoluar. Unë kam bërë të gjitha sqarimet e mia për çdo pretendim. U krijua një lloj tymnaje, por tashmë ajo është tejkaluar. Jam i hapur për t’u takuar në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, pavarësisht nëse biem dakord apo jo, sepse edhe brenda një familjeje ka mosmarrëveshje”, tha ai.

Megjithëse ministri është përpjekur ta minimizojë gafën duke e cilësuar si të tejkaluar, reagimi i tij nuk ka arritur të shuajë debatet e krijuara në opinionin publik. Në këtë kontekst, mungesa e një kërkim-faljeje të qartë mbetet e pajustifikueshme, sidomos kur bëhet fjalë për kryediplomatin e një vendi dhe për ndjeshmëri që prekin marrëdhëniet ndëretnike.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme