Bota 2 Maj 2026, 15:14 Nga VNA

A mund të bëhet Australia vendi i parë që shëron plotësisht një formë kanceri?

Ndaje në Whatsapp

A mund të bëhet Australia vendi i parë që shëron

SIDNEI – Australia synon të bëhet vendi i parë në botë që eliminon një formë kanceri – atë të qafës së mitrës – dhe sipas të dhënave aktuale, mund ta arrijë këtë brenda një dekade.

Historia e Chrissy Walters e tregon qartë peshën e kësaj sëmundjeje. Vetëm gjashtë muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, pas një përpjekjeje të gjatë për të mbetur shtatzënë, ajo u diagnostikua me kancer të avancuar të qafës së mitrës. Sot, pas më shumë se një dekade trajtimesh të rënda, sëmundja është përhapur dhe konsiderohet terminale. Vajza e saj, tashmë 12 vjeç, është pjesë e brezit që Australia shpreson ta rrisë pa këtë kancer.

Strategjia e vendit bazohet në dy shtylla kryesore: vaksinimin masiv kundër virusit HPV dhe programet e avancuara të depistimit. HPV (virusi i papillomës humane) është shkaktari kryesor i këtij kanceri dhe është një nga rastet e rralla ku një formë kanceri mund të parandalohet me vaksinë.

Që nga viti 2007, Australia ka zbatuar një program kombëtar vaksinimi, duke përfshirë më vonë edhe djemtë, si bartës të mundshëm të virusit. Paralelisht, vendi ka kaluar në metoda më të ndjeshme kontrolli, si testimi HPV çdo pesë vjet dhe mundësia që gratë të marrin vetë mostrat, një hap që është konsideruar “ndryshues loje”.

Rezultatet janë të dukshme: që nga viti 1982, rastet dhe vdekshmëria janë përgjysmuar. Në vitin 2021, për herë të parë, nuk u regjistrua asnjë rast i ri tek gratë nën 25 vjeç. Aktualisht, Australia ka rreth 6.3 raste për 100 mijë gra dhe synon të zbresë nën 4 – pragu që përkufizon eliminimin si problem i shëndetit publik.

Megjithatë, sfidat mbeten. Shkalla e vaksinimit ka shënuar një rënie të lehtë, sidomos në komunitetet indigjene, ku qasja në shërbime shëndetësore është më e kufizuar dhe normat e sëmundjes dhe vdekshmërisë janë më të larta. Po ashtu, hezitimi ndaj vaksinave pas pandemisë Covid-19 dhe kostot e shërbimeve shëndetësore mund të ngadalësojnë progresin.

Në nivel global, Australia po ndihmon vende të tjera si Vanuatu dhe Papua Guinea e Re, por përhapja e këtij modeli është e vështirë për vendet me të ardhura të ulëta, për shkak të mungesës së burimeve dhe sistemeve shëndetësore të dobëta.

Megjithatë, ekspertët e konsiderojnë këtë një moment historik: për herë të parë, bota po synon të eliminojë një formë kanceri. Dhe në këtë garë, Australia është në krye.

Video

Një ngjarje tronditëse në Bregun Perëndimor, pasi 14-vjeçari Aws al-Naasan u qëllua për vdekje pranë shkollës së tij, ndërsa më pas u vra edhe një 36-vjeçar në të njëjtën zonë. Pamjet tregojnë nxënës dhe mësues të tmerruar që kërkojnë strehim mes të shtënave. Ngjarja është pjesë e një vale në rritje dhune, ku gjithnjë e më shpesh në shënjestër janë edhe shkollat dhe fëmijët. Mësimi është pezulluar, ndërsa familjet përballen me frikën për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në një realitet ku edhe shkollat nuk janë më të sigurta, frika po zëvendëson arsimin. Video marrë nga The Guardian

Salianji qenka kthyer në bashkëpunëtor.

Por mbi të gjitha është i detyruar të mbrojë interesat e familjes.

Kriteri kryesor është të mos kesh shanse të fitosh.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme