Politika 2 May 2026, 14:51 Nga VNA

Alesia Balliu shpërthen ndaj Berishës: Si ka mundësi që biznesmenët që punonin me ty, punojnë edhe me Ramën?

Ndaje në Whatsapp

Alesia Balliu shpërthen ndaj Berishës: Si ka mundësi që

Demokratja Alesia Balliu ka reaguar ashpër pas deklaratave të Sali Berishës, pasi akuzave të këtij të fundit se ajo ka bërë fushatë për parti të tjera dhe për këtë arsye u skualifikua nga gara për kryetare të PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu i ka hedhur poshtë pretendimet, duke i kërkuar Berishës që të mos ua atribuojë demokratëve veprime që, sipas saj, lidhen me djalin e tij, Shkëlzen Berisha, në raport me kryeministrin Edi Rama.

“Sali, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne”, shkruan Balliu, duke shtuar se drejtuesi i PD-së duhet të japë llogari për humbjen e mijëra votave dhe përçarjen brenda partisë.

Në reagimin e saj, ajo ngre disa pyetje mbi situatën politike dhe organizative të PD, duke përmendur edhe bashkëpunimin e këshillave bashkiakë me PS dhe biznesmenët, që sipas saj, janë të njëjtët që punuan si me qeverinë Berisha punojnë edhe me Ramën.

"Si ka mundësi që regjimi lejon “SYRIN” tënd të veprojë i lirë në çdo moment për të goditur këdo që nuk mendon si ty?

Si ka mundësi që biznesmenët që punonin me ty, punojnë edhe me Ramën?

Sali, kthe përgjigje para demokratëve: si ka mundësi që PD-ja, që nga 2021, është minus 300 mijë vota?", shkruan ndër të tjera ajo.

Balliu gjithashtu i rikujton Berishës shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara disa vite më parë, duke kërkuar shpjegime përse kjo masë nuk është hequr ende.

Në fund ajo shprehet se nuk pret më përgjigje nga Berisha, pasi sipas saj ai nuk e kontrollon më Partinë Demokratike, të cilën e cilëson si një “klikë”. Ndërkohë, thekson se pret përgjigje nga Shkëlzen Berisha, për të cilin pretendon se ka marrëdhënie komunikimi me kryeministrin Rama.

Kujtojmë se Balliu ishte një nga kandidatet që u skualifikua nga gara për kryetar të PD. Në zgjedhjet e 23 majit Sali Berisha do të jetë emri i vetëm në garë, ndërsa anëtarësia nuk do të jetë në gjendje të zgjedhë, por thjesht do të votojë Po ose Jo, për konfirmimin e tij.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme