Sociale 28 June 2025, 09:08 Nga VNA

27 Qershori – Përkujtimi i Dëbimit dhe Masakrave ndaj Çamëve

Ndaje në Whatsapp
27 Qershori – Përkujtimi i Dëbimit dhe Masakrave ndaj

Nga Enriketa Papa

Çështja Çame ka qenë një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet shqiptaro-greke që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Kjo çështje lindi pas zhvendosjes me forcë dhe dhunë të komunitetit mysliman shqiptar që jetonte në Çamëri, në veriun e sotëm të Greqisë, drejt territorit shqiptar. Të akuzuar për bashkëpunim me pushtuesit fashistë, shumë çamë u detyruan të braktisin shtëpitë dhe pronat e tyre. Gjatë dëbimit, mijëra prej tyre u vranë, u masakruan apo u dhunuan nga forcat greke, veçanërisht nga trupat e udhëhequra nga gjenerali Napoleon Zerva, komandant i organizatës nacionaliste greke ΕΔΕΣ (Lidhja Republikane Kombëtare Greke). Gorcat e EDES ndërmorën një fushatë të gjerë spastrimi etnik në Çamëri, duke djegur fshatra, kryer masakra dhe duke terrorizuar popullsinë civile. Në shumë raste, burrat çamë ekzekutoheshin publikisht, gratë dhe fëmijët dhunoheshin, dhe të mbijetuarit detyroheshin të kalonin kufirin për në Shqipëri.

Pas përfundimit të luftës, kryesisht çamët që kishin bashkëpunuar me forcat italiane u larguan drejt Shqipërisë, ndërsa ata që kishin luftuar përkrah Frontit Nacionalçlirimtar u përfshinë në Luftën Civile Greke në anën e forcave komuniste, kundër trupave të mbështetura nga shteti grek. Greqia vijoi përndjekjen ndaj tyre, duke i shpallur bashkëpunëtorë të pushtuesve dhe duke iu konfiskuar pronat nëpërmjet vendimeve të Gjykatave greke. Sipas autoriteteve greke, këto prona u rishpërndanë te refugjatët e krishterë, duke u mbështetur në Traktatin e Lozanës (1923).

Nga ana tjetër, komuniteti çam dhe pasardhësit e tyre në Shqipëri e konsiderojnë dëbimin e vitit 1944 si një akt të pastër gjenocidi dhe kërkojnë njohjen e kësaj ngjarjeje si spastrim etnik, kthimin e pronave dhe një falje zyrtare nga shteti grek. Qeveritë greke, si ato të qendrës së majtë (PASOK), ashtu edhe të djathtës (Nea Demokratia), e kanë mohuar kategorikisht ekzistencën e çështjes çame dhe kanë refuzuar të njohin dëmet e shkaktuara.

Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, çështja Çame u rikthye në diskursin publik. Disa organizata çame u angazhuan për të kërkuar kompensim për pronat e humbura, si dhe për të ndërkombëtarizuar çështjen. Më 30 qershor 1994, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet vendimin për shpalljen e 27 qershorit si “Dita e Gjenocidit Çam”.

Që nga viti 2007, komuniteti çam mblodhi fonde për ngritjen e memorialeve dhe ushtrimin e presionit mbi qeveritë shqiptare për përfshirjen e çështjes në axhendën dypalëshe me Greqinë. Më 19 qershor 2013 u përurua në Kllogjer, pranë Konispolit, afër kufirit greko-shqiptar një monument përkujtimor në nder të viktimave të dëbimit dhe masakrave. Prej asaj kohe, çdo vit më 27 qershor, komuniteti çam dhe mbështetësit e tyre mblidhen në këtë vend për të përkujtuar viktimat dhe për të bërë homazhe. Sipas të dhënave të komunitetit, rreth 2900 persona humbën jetën gjatë këtyre ngjarjeve tragjike.

Në vitin 2016, përfshirja e çështjes Çame në diskutimet dypalëshe shkaktoi polemika diplomatike mes Athinës dhe Tiranës, por edhe mes Athinës dhe Komisionerit të BE, Johannes Hahn. Ky i fundit deklaroi se çështja po trajtohej si pjesë e një dialogu të gjerë mes dy vendeve, përfshirë edhe çështje të tjera si ajo e kufirit detar. Reagimi i Athinës ishte i ashpër, duke e akuzuar Hahn për njëanshmëri në favor të Shqipërisë.

Pavarësisht refuzimit të Greqisë për të trajtuar këtë çështje, Çështja Çame mbetet një plagë e hapur për komunitetin shqiptar të Çamërisë dhe një pikë e ndjeshme në marrëdhëniet greko-shqiptar

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme