Sociale 25 June 2025, 15:43 Nga VNA

Tik Tok rikthehet në Shqipëri, ndalimi një vjeçar bie pa zhurmë pas tre muajsh

Ndaje në Whatsapp
Tik Tok rikthehet në Shqipëri, ndalimi një vjeçar bie pa

Platforma TikTok është rikthyer zyrtarisht në Shqipëri, pas më shumë se tre muajsh nga vendimi i qeverisë për ta ndaluar për një periudhë njëvjeçare.

Qytetarët shqiptarë kanë raportuar sot se kanë akses të plotë në aplikacion, pa asnjë kufizim, siç ishte përpara datës 13 mars 2025, kur ndalimi hyri në fuqi.

Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok u mor nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025, me qëllimin e deklaruar për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtje të dëmshme që nxisin dhunë dhe bullizëm. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e përshkroi atëherë masën si një ndërhyrje të përkohshme për të vendosur kritere sigurie dhe rregulla për përdorimin e platformës, në bashkëpunim me vetë kompaninë.

Vendimi pasoi konsultime të gjera me mbi 65 mijë prindër dhe mësues në më shumë se 1,300 takime në të gjithë vendin. Shtysa për nismën ishte edhe klima publike pas një ngjarjeje tragjike më 18 nëntor 2024, ku një fëmijë 9-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar – ndonëse më pas u konstatua se ngjarja nuk kishte lidhje direkte me TikTok.

Megjithatë, ndalimi rezultoi të ishte joefektiv.

Shumica e përdoruesve arritën ta anashkalonin përmes përdorimit të rrjeteve private virtuale (VPN), çka çoi në një rritje rekord prej 1200% të përdorimit të VPN-ve vetëm në ditën e parë të ndalimit, sipas të dhënave të ProtonVPN. TikTok mbeti ndër aplikacionet më të përdorura, me rreth 1.53 milionë përdorues aktivë mbi moshën 18 vjeç në fund të vitit 2024.

Një analizë e Pikasa Analytics tregoi se ndalimi pati efekt minimal në përdorimin e platformës. U vu re një rënie modeste prej 3.3% në numrin e postimeve, ndërsa shikimet e videove u rritën me 14% në krahasim me javën para ndalimit.

Rikthimi i aksesit në TikTok ka ndodhur pa zhurmë e bujë dhe pa njoftim publik.

TikTok mbetet ndër platformat më të preferuara nga të rinjtë shqiptarë. Sipas të dhënave të Kepios, 35% e përdoruesve janë në moshën 12–25 vjeç, ndërsa audienca ndahet në 52.7% meshkuj dhe 47.3% femra.

Aplikacioni, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është subjekt debatesh të shumta në mbarë botën për ndikimin e tij te të rinjtë dhe sigurinë e të dhënave.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme