Sociale 25 June 2025, 11:29 Nga VNA

33 milionë euro të padeklaruara? Tatimet nisin hetim ndaj “VIP-ave” të TikTok-ut dhe rrjeteve sociale!

Ndaje në Whatsapp
33 milionë euro të padeklaruara? Tatimet nisin hetim ndaj

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një hetim të gjerë ndaj 100 individëve dhe subjekteve të cilët dyshohet se kanë përfituar miliona euro nga platformat sociale, por nuk i kanë deklaruar ato. Bëhet fjalë për të ardhura të përfituara nga platformat më të përdorura si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal.

Sipas verifikimeve paraprake të administratës tatimore, shifra e të ardhurave të padeklaruara dyshohet të arrijë rreth 33 milionë euro. Në deklaratën e shpërndarë për publikun, Tatimet theksojnë se më datë 29 mars kanë bërë një thirrje publike për vetëdeklarim në DIVA 2024, por shumë nga subjektet në fjalë nuk kanë reaguar.

Zyrtarët tatimorë paralajmërojnë se kush nuk ka kryer ende detyrimet fiskale do të përballet me penalitete dhe hetime të thelluara. Apeli është i qartë: vetëdeklarimi sa më parë është mënyra e vetme për të shmangur pasojat ligjore.

Njoftimi:

Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara.

Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme