Sociale 23 June 2025, 11:13 Nga VNA

PPP e sterilizimit drejt mbylljes, kosto reale 53% më shumë se kontrata

Ndaje në Whatsapp
PPP e sterilizimit drejt mbylljes, kosto reale 53% më shumë se

Në fillim të vitit që vjen pritet të mbyllet kontrata koncesionare e sterilizimit me PPP si rrjedhoje e përfundimit të afatit. Nga rreth 100 milionë euro që ishte programuar financimi i sterilizimit të sallave kirurgjikale për 10 vite, kosto reale e koncesionit arrti për 2017-2026 mbi 15.3 miliardë lekë ose 53 për qind më shumë se parashikimet në kontratën mes koncesionarit “Sani Service” dhe qeverisë shqiptare.

Burimet nga Ministria e Shëndetësie bënë me dije se, shërbimi do të kalojë shtetit vitin që vjen, por vendimi përfundimtar do të varet nga qeveria e re e shtatorit. Grupi i monitorimit të kontratës është në fazë pune dhe po përpilohet një raport final, i cili më pas do të shërbejë për vendimmarrjen finale.

Në dhjetor 2015, Ministria e Shëndetësisë firmosi një kontratë PPP 10-vjeçare me kompaninë “Sani Service”, për sterilizimin e instrumentave kirurgjikale në spitalet publike me vlere prej 100 milionë eurosh. Teksa koncesioni u dha, një autoklavë e investuar miliona euro brenda QSUT me fonde publike nuk funksionoi kurrë. Në vitin 2018, kostoja e sterilizimit rezultoi 28% më e lartë sa plani, duke detyruar ministrinë të kufizojë operacionet e lehta.

Në gusht 2023, SPAK lëshoi me 8 urdhër-arreste për zyrtarë të lartë dhe pronarët e koncesionit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, korrupsion pasiv dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në gara. Pak ditë pas urdhrave, u zbulua se kontrata origjinale mungonte nga arkiva e Ministrisë së Shëndetësisë, ndonëse SPAK sqaroi se e kishte siguruar kopjen autentike nga institucione të tjera. Hetimi zbuloi se studimi i fizibilitetit ishte kryer me të dhëna të rreme.

Koncesioni i sterilizimit, një marrëveshje PPP e financuar nga taksa e qytetareve rezultoi një aktivitet me korrupsion sistematik, shpërdorim detyre dhe kapje të shtetit. Shumica e kontratave koncesionare me PPP të tilla si incenertoret, kontratat në shëndetësi etj që u prezantuan nga qeveria si novatore kanë rezultuar skandale financiare, duke bërë që paratë publike të ikin për përfitime private në vend të përmirësimit të sistemit shëndetësor.

Sipas kontratës së nënshkruar ndërmjet kompanisë koncesionare Sani Servis dhe qeverisë shqiptare, sterilizimi për një operacion të ndërlikuar kushton 37.700 lekë, për ndërhyrje mesatare 22.300 lekë dhe për operacionet periferike kushton 13.900 lekë. Të gjitha këto tarifa paguhen duke shtuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ndërkohë ekspertë të shëndetësisë pohojnë se sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale me autoklavë do të kushtonte shumë më lirë se, se 17 milionë euro në vit, që i paguhen sot koncesionarit./ Monitor

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme