Sociale 20 June 2025, 14:40 Nga VNA

Hakerohet faqja e Bashkisë Tiranë, bie regjistrimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte

Ndaje në Whatsapp
Hakerohet faqja e Bashkisë Tiranë, bie regjistrimi i

Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës ka rënë pre e një sulmi të rëndë kibernetik, për të cilin ka marrë përgjegjësinë grupi “Homeland Justice”. Përmes një mesazhi në kanalin e tyre në Telegram, grupi deklaron se ka marrë të dhëna nga serverat e institucionit dhe i ka fshirë ato.

Ky incident ka sjellë pasoja të menjëhershme për qytetarët, veçanërisht për prindërit që po përpiqen të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe kopshte publike përmes platformës e-femijet.tirana.al. Për shkak të mosfunksionimit të sistemit, regjistrimet janë aktualisht të pamundura, ndërkohë që afati për aplikim përfundon më 22 qershor.

Në një deklaratë zyrtare, Bashkia e Tiranës ka pranuar problematikën me serverat dhe ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të procesit të aplikimeve:

“Ju informojmë se për shkak të një problematike të serverëve të Bashkisë Tiranë, linku i Platformës së Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e-femijet.tirana.al nuk është funksional. Në këtë kuadër, procesi i aplikimeve do të pezullohet deri në momentin që platforma do të jetë funksionale. Në vijim do t’ju informojmë kur platforma do të jetë përsëri funksionale dhe mbi shtyrjen e afatit të aplikimeve,” – thuhet në njoftimin e institucionit.

Aktualisht nuk dihet ende nëse Bashkia do të shtyjë afatin për aplikime, një vendim që mbetet i shumëpritur nga qindra prindër të shqetësuar.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje nëse të dhënat janë komprometuar dhe në çfarë mase, ndërsa nuk ka një reagim nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për incidentin. Hetimet janë në zhvillim.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme