Sociale 19 June 2025, 14:43 Nga VNA

AMF denoncon një platformë të dyshimtë investimesh në kriptovaluta

Ndaje në Whatsapp
AMF denoncon një platformë të dyshimtë investimesh në

AMF denoncon një platformë të dyshimtë investimesh në kriptovaluta

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF paralajmëroi qytetarët shqiptarë se një platformë e dyshimtë investimesh, e quajtur “NetherexPro”, po promovohet në rrjetet sociale dhe mund të rrezikojë të ardhurat e tyre. Sipas AMF, kjo platformë nuk është e licensuar prej tyre.

“Çdo investim në këtë platformë mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme,” deklaroi AMF në njoftim, duke shtuar se institucioni i tyre nuk mund të mbrojë interesat e investitorëve kur ata investojnë në platforma të palicensuara nga vetë AMF.

Platforma e investimeve “NetherexPro”, e cila premton fitime nga investimet në kriptovaluta, është raportuar më herët edhe nga institucionet e shteteve të tjera si Mali i Zi apo Uganda. Sipas tyre, njoftime të rreme kanë qarkulluar në rrjetet sociale në lidhje me burime fitimesh të promovuara nga zyrtarë shtetërorë lidhur me këtë platformë.

Të dyja këto shtete i kanë përgënjeshtruar këto deklarata, si edhe lidhjet me platformën NetherexPro.

“Autorët kanë shfrytëzuar të dhëna të marra nga rrjetet sociale për të targetuar individët vulnerabël, sidomos ato që janë më të interesuar në kripto apo në mundësitë e bizneseve online,” raportoi media “The Explorer” në Ugandë.

Në Shqipëri, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u kujton qytetarëve se asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime pa patur licensën e duhur.

“…asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar, apo njohur më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare,” përfundon njoftimi.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme