Sociale 18 June 2025, 13:53 Nga VNA

Eurostat 2024: Çmimet në Shqipëri po kapin nivelin e BE

Ndaje në Whatsapp
Eurostat 2024: Çmimet në Shqipëri po kapin nivelin e BE

Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me BE. Sipas të dhënave të sotshme të Eurostat, niveli mestar i çmimeve në vendin tonë ishte sa 62.9 për qind e mesatares së BE-së, nga 58.2% që ishte ky nivel, me 2023 dhe 54.6 që ishte në vitin 2022.

Vetëm në dy vite Shqipëria ka ngushtuar hendekun e çmimeve me mesataren e BE-së me 8.3 pikë.. Gjithashtu Shqipëri kishte rritje me të fortë se mesatarja rajonale. Në vitin 2024, Shqipëria zë vendin e parë në Rajon për nivel të lartë të çmimeve në krahasim me mesataren e BE (62.9), duke kaluar Serbinë (61.4), Bosnjë-Hercegovinën (59.7) dhe Malin e Zi (57.9), Maqedoninë ë e Veriut (49.6%) dhe duke u afruar me Kroacinë (73.3).

Në vitin 2022 Serbia kishte mesataren më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në. Nga vendet e europiane Turqia dhe Maqedonia e Veriut kishin çmime më të ulëta se mesatarja e BE-së. Ndërsa Luksemburgu dhe Danimarka kishin nivelin më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në.

Gjithsesi vendi ynë konsiderohet ende “më lirë” se BE-ja, pasi çmimet mbeten rreth 37 % më të ulëta se mesatarja europiane, por diferenca po zvogëlohet me shpejtësi.

Forcimi i monedhës vendase ka ndikuar. Monedha vendase u mbiçmua me rreth 15 % ndaj euro. Kur blerjet përllogariten në euro, kjo rrit nivelin relativ të çmimeve. Në ekonominë e brendshme edhe pse inflacioni zyrtar ra gjatë 2023-24, ai mbeti më shumë se objektivi, sidomos te ushqimet dhe shërbimet e ndërmjetme.

Rritja e çmimeve ka rënduar kostot e jetesës. Rritja e pagave nominale ka qenë më e ngadaltë se ritmi i çmimeve në shumë produkte. Shqipëria mbetet më e lirë se destinacionet mesdhetare në BE, por avantazhi konkurrues po tkurret me rritjen e çmimeve.

Teksa sfida për çmimet po bëhet me e forte, vendi ynë duhet të rrisë produktivitetin e punës në mënyrë që të sigurojë konvergjencën me BE-në. Eurostat krahason nivelin e çmimeve (AIC = Actual individual Consumption, EU = 100) mes 36 vendeve evropiane. indeksi tregon sa shtrenjtë i kushtojnë një familjeje mallrat e shërbimet për konsum të përditshëm, pasi janë korrigjuar dallimet e fuqisë blerëse./ Monitor

 

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme