Sociale 14 Qershor 2025, 19:21 Nga VNA

Trafikantët përdorin jaht luksoz për të futur shqiptarë ilegalisht në Britani – 17 emigrantë në bord, dy të arrestuar, një në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Trafikantët përdorin jaht luksoz për të futur shqiptarë

Një jaht luksoz i marrë me qira në Francë është shndërruar në mjet trafiku për emigrantë shqiptarë që kërkonin të hynin ilegalisht në Britaninë e Madhe. Jahti “Tacoma”, me vlerë 70,000 paund dhe i regjistruar si mjet turistik, u përdor nga një rrjet kriminal për të shmangur kontrollet e zakonshme në Kanalin e La Manshit, sipas “Daily Mail”.

“Tacoma” ishte marrë me qira në prill nga një person me pasaportë austriake, i cili pretendoi se do të kryente një udhëtim turistik përgjatë bregut të Bretanjës. Dokumentet e tij – përfshirë pasaportën, certifikatën detare dhe të dhënat personale – dukeshin të rregullta dhe nuk ngritën dyshime fillimisht.

Por drejtuesi i kompanisë franceze të charter-it “Eridan” në qytetin Brest, Valery Roue, vuri re përmes sistemit të gjurmimit GPS se jahti kishte devijuar kursin dhe po lundronte drejt brigjeve britanike. Më 13 prill, Forca Kufitare Britanike ndërhyri pranë grykëderdhjes së lumit Helford, afër Falmouth-it, dhe ndaloi jahtin. Brenda tij ndodheshin 17 emigrantë shqiptarë, mes tyre edhe një grua, që po përpiqeshin të hynin ilegalisht në territorin britanik.

Sipas autoriteteve, emigrantët ishin ngarkuar në jaht nga një vend i izoluar përgjatë bregdetit francez, menjëherë pas nisjes. Trafikantët dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar ndërkombëtar, i cili po përdor mjete luksoze detare për të shmangur kontrollet intensive ndaj gomoneve në La Mansh – rruga më e zakonshme e kalimit ilegal të emigrantëve.

Agjencia Kombëtare e Krimeve në Britani, në bashkëpunim me Forcën Kufitare dhe autoritetet e emigracionit, ka marrë në pyetje të gjithë pasagjerët. Ata pritet të përballen me dëbim.

Ndërkohë, dy anëtarë të ekuipazhit – shtetas shqiptarë rreth të 30-ave – kanë pranuar fajësinë në një gjykatë në Bodmin për shkelje të urdhrave të mëparshëm për dëbim nga Britania. Ata ndodhen në pritje të vendimit të gjykatës.

Për sa i përket personit që e kishte marrë jahtin me qira, hetimet kanë zbuluar se pasaportat e paraqitura ishin të falsifikuara. Ai është identifikuar si një shtetas me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe aktualisht është në kërkim. Autoritetet britanike dhe franceze janë në ndjekje të tij në disa vende të Evropës dhe Ballkanit Perëndimor.

Jahti “Tacoma” qëndroi i sekuestruar për 52 ditë në Cornwall, ndërkohë që kompania franceze “Eridan” u detyrua të paguante tarifë për çdo ditë ndalimi gjatë hetimeve. Në fund, jahti u rikthye në portin e Brest-it, por me pasoja të ndjeshme financiare për kompaninë qiramarrëse.

Ky nuk është rasti i vetëm i përdorimit të jahteve për trafik emigrantësh. Më 8 maj, një tjetër jaht i marrë me qira 14 milje larg nga La Trinité-sur-Mer, u gjet i braktisur në një breg britanik. Autoritetet dyshojnë se edhe ky rast përfshinte emigrantë shqiptarë që zbritën fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarët e Forcës Kufitare paralajmërojnë për një trend në rritje të përdorimit të mjeteve detare private për trafikim. “Ne patrullojmë 24 orë në ditë, por me qindra porte dhe marina në të dy anët e Kanalit, nuk është e mundur të jemi të pranishëm kudo,” deklaroi drejtori i operacioneve detare.

Ministria e Brendshme e Britanisë e cilësoi rastin si një tjetër dëshmi se grupet e kontrabandës po sofistikojnë metodat e tyre. “Bandat po përdorin mënyra gjithnjë e më të zgjuara për të shmangur kontrollet kufitare dhe për të futur ilegalisht njerëz në vend,” tha një zëdhënës i Ministrisë.

Hetimet për rrjetin kriminal vijojnë, ndërsa Britania dhe Franca janë në koordinim për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Video

Tensione dhe përplasje u regjistruan përpara ndeshjes së kampionatit mes Genoas dhe Interit. Incidentet ndodhën jashtë stadiumit “Luigi Ferraris”, ku dy grupe tifozësh u përfshinë në përleshje pranë sektorit të rezervuar për mbështetësit zikaltër. Situata u përshkallëzua edhe nën tribunat e stadiumit, ndërsa sipas raportimeve u hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymi. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga plazhi Bondi në Sydney, Australi, dokumenton momentin kur një qytetar ndërhyn me qetësi dhe guxim, duke çarmatosur njërin prej autorëve të sulmit të armatosur ku deri më tani raportohet për të paktën 12 viktima dhe 29 të plagosur. Sipas mediave lokale, veprimi i tij ka parandaluar humbje të tjera jete. Pamjet tregojnë se në momentin kur njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë zonës së parkimit në Campbell Parade, kalimtari iu afrua me kujdes duke përdorur automjetet e parkuara si mbulesë. Kur u gjend në distancë të afërt, ai u hodh mbi autorin, e rrëzoi përtokë dhe pas një përleshjeje fizike arriti t’i merrte armën, duke e neutralizuar. Më pas, duke ia drejtuar armën, e detyroi të tërhiqej drejt një ure, ku dyshohet se ndodhej edhe një bashkëpunëtor i dytë. Autoritetet konfirmojnë se njëri nga autorët është arrestuar dhe ndodhet në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa i dyti është vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë. https://www.vna.al/bota/masakra-me-12-te-vrare-ne-australi-momenti-kur-qytetari-hero-neutralizon-nj-i17891

Mbrëmë tek mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi dy individë të armatosur dhe të veshur me të zeza hapën zjarr mbi turmën gjatë festimeve të festës hebraike Hanukkah në plazhin Bondi, në Uellsin e Ri Jugor. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, tetë persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa zona rreth plazhit mbetet e rrethuar nga policia. Dyshimet për dy personat e përfshirë kanë rezultuar në arrestimin e tyre. Sipas videove të publikuara në rrjet, njëri prej sulmuesve është neutralizuar nga një person i pranishëm në vendngjarje. https://www.vna.al/bota/dy-persona-qellojne-me-arme-mbi-turmen-e-njerezve-ne-festen-hebraike-ne-aus-i17887

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme