Sociale 14 June 2025, 08:01 Nga VNA

Sektori i bujqësisë përballet me mungesë subvencionesh dhe të fuqisë punëtore, agropërpunimi i pazhvilluar!

Ndaje në Whatsapp
Sektori i bujqësisë përballet me mungesë subvencionesh dhe

Megjithëse sektori bujqësor përbën gati një të katërtën e ekonomisë shqiptare, sektori përballet me mungesë të fuqisë punëtore, subvencione shumë të ulëta, copëzim të lartë dhe mekanizim të ulët.

Në vitin 2019, qeveria uli TVSH-në e rimbursueshme për fermerët nga 20% në 6%, dhe më pas i hoqi këto përjashtime tërësisht në 2022, duke krijuar vështirësi për prodhuesit vendas dhe duke favorizuar importet.

Kjo politikë ka bërë që shumë fermerë të braktisin kultivimin e produkteve bazë, të blegtorisë dhe bujqësisë, pasi kostoja e prodhimit është më e lartë se çmimi i shitjes në treg.

Situata u përkeqësua edhe më shumë teksa Bashkimi Europian bllokoi financimet nga programi IPARD me një shumë totale 112 milionë euro, në një kohë që të gjitha vendet e rajonit po përfitojnë shuma të mëdha nga këto fonde, sidomos Serbia.

Shqipëria mbetet pas rajonit si për nga niveli i ulët i subvencioneve buxhetore, ashtu edhe për efikasitetin e fondeve.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë hapa të mëdhenj drejt modelit europian të mbështetjes me pagesa direkte të lidhura me performancën, prodhimin dhe zhvillimin rural.

Teksa Serbia është lider në subvencione bujqësore në rajon, falë buxhetit të lartë dhe përparësisë që i jep bujqësisë si sektor strategjik.

Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut dha nga buxheti 170 milionë euro subvencione për bujqësinë, Kosova rreth 80 milionë euro kurse Shqipëria, vetëm 31 milionë euro. Shqipëria e ka shumë pak të zhvilluar sektorin e agroindustrisë.

Eksportet bujqësore bazohen në prodhimet e freskëta të fushës, teksa ne vetëm importojmë domate dhe speca turshi ose reçelra nga vendet e tjera. Edhe në këtë aspekt, Shqipëria mbetet vendi me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon.

Edhe pse bujqësia është një sektor i madh agroindustria zë rreth 2.5% të PBB-së. Rreth 1500 ndërmarrje operojnë në këtë sektor, shumica e të cilave janë shumë të vogla.

Në Maqedoninë e Veriut, agroindustria zë 5-6% të PBB-së dhe ka arritur të tërheqë investitorë nga Italia dhe Turqia në sektorët e përpunimit të mishit, qumështit, duhanit etj.

Skemat e IPARD e kanë ndihmuar Maqedoninë e Veriut në vitet e fundit. Serbia është lider edhe në sektorin e agroindustrisë, ku pesha në PBB kalon mbi 10%.

Serbia është eksportues i madh i produkteve ushqimore të përpunuara që nga bulmeti, mishi dhe pijet dhe gjithashtu ka logjistikë shumë të zhvilluar në frigoriferë industrialë. Edhe në Bosnjë, agroindustria zë mbi 7% të PBB-së dhe është e përqendruar kryesisht në produktet industriale si mishi dhe bulmeti.

Shqipëria ka potencial të lartë në zhvillimin e agropërpunimit, veçanërisht në fruta, perime, verë, vaj ulliri dhe bimë mjekësore, por ka më pak kapacitete për përpunim sesa çdo vend tjetër në rajon. Politikat mbështetëse në zinxhirin e vlerës agroindustriale mungojnë tërësisht.

Pa rritje të investimeve në përpunim, standarde eksporti, dhe mbështetje teknologjike, Shqipëria do të vazhdojë të mbetet një eksportues i lëndës së parë dhe jo i produkteve me vlerë të shtuar dhe gjithashtu konsumatorët do të jenë të ekspozuar nga çmimet e larta të importit të këtyre produkteve, tha Alban Zusi i cili prej vitesh operon në sektorin agroushimor./Monitor

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme