Sociale 13 June 2025, 16:34 Nga VNA

400 mln euro në vit për rrugët, por Shqipëria u rendit e fundit në rajon për infrastrukturën

Ndaje në Whatsapp
400 mln euro në vit për rrugët, por Shqipëria u rendit e

Buxheti i shtetit ka shpenzuar rreth 40 miliardë lekë në vit (400 milionë euro) për infrastrukturën rrugore në 2024-n dhe rreth 38 miliardë lekë në 2023, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Ndërsa për shërbimet dixhitale (e-qeverisjen) në vitin 2024 ishte i programuar një buxhet prej 14 miliardë lekësh. Megjithatë Shqipëria renditet e fundit ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor sa i përket infrastrukturës dhe lidhshmërisë, sipas raportit të OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025”. Pavarësisht disa investimeve të kryera në rrjetin rrugor dhe sektorin energjetik, infrastruktura rrugore dhe hekurudhore e vendit vazhdon të mbetet e pazhvilluar dhe joefikase në krahasim me standardet rajonale. Sipas raportit, Shqipëria ka treguesit më të ulët në lidhje me transportin hekurudhor, një sektor pothuajse jashtë funksioni, si dhe me shpejtësinë dhe përhapjen e internetit, veçanërisht në zonat jashtë qendrave urbane. Për më tepër, mungesa e një strategjie të qëndrueshme investimi dhe kapacitetet e kufizuara institucionale për të menaxhuar projektet e infrastrukturës janë përmendur si pengesa kyçe në përparimin e vendit. Pse Shqipëria renditet dobët: Transporti hekurudhor është thuajse jashtë funksioni, me investime të pakta dhe përdorim minimal. Rrjetet rrugore kanë mbetur prapa standardeve të rajonit, sidomos në zonat rurale. Cilësia e infrastrukturës digjitale është e ulët, gjë që ndikon negativisht në lidhjen teknologjike dhe qasjen në shërbime moderne. Mungesa e koordinimit të projekteve të mëdha dhe kapaciteti i kufizuar institucional për të menaxhuar fonde e projekte investimi ka ngadalësuar përparimin. Në kontrast, Serbia dhe Mali i Zi janë vlerësuar në raport për investimet strategjike në rrjetet hekurudhore dhe rrugore, duke arritur përmirësime të ndjeshme në lidhjet ndërkombëtare dhe në logjistikën e brendshme. Serbia veçanërisht ka përfituar nga përfshirja në korridoret evropiane dhe ndërtimi i autostradave moderne. Maqedonia e Veriut renditet në pozicion të ndërmjetëm, me progres të kufizuar në hekurudha dhe lidhje ndërkufitare. Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ndajnë fundin e klasifikimit me Shqipërinë, por kanë treguar përmirësime më të qëndrueshme në rrjetin rrugor dhe në efikasitetin e transportit. Sipas OECD-së, përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës është kusht i domosdoshëm për të nxitur zhvillimin ekonomik, për të rritur integrimin tregtar dhe për të përshpejtuar afrimin e Shqipërisë me standardet e BE-së. Rekomandohet një qasje më e koordinuar në planifikim, më shumë investime në transportin hekurudhor dhe zgjidhje për boshllëqet digjitale në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Infrastruktura e dobët pengon arritjen e standardeve të BE-së Raporti i OECD-së e renditi Shqipërinë të tretën ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgjithshëm ndaj Bashkimit Europian. Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues të ndarë në pesë klasterë të politikave: Infrastruktura dhe lidhshmëria; Aftësitë; Mjedisi i biznesit; Transformimi digjital; Ekonomia e gjelbër. Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE-së, penalizohet nga infrastruktura e dobët Raporti thekson se klasteri më i dobët i Shqipërisë është ai i Infrastrukturës dhe Lidhshmërisë, si për sa i përket pikëve ashtu edhe për renditjen, duke qenë e fundit në rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten të pazhvilluara, me rrugë dhe hekurudha të kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar shpejtësitë e ulëta të internetit në ekonomi. Raporti rekomandon se për të mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe për të rritur integrimin në treg, kërkohet më shumë investim në infrastrukturë dhe transport, me theks të veçantë te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave të transportuara për kilometër hekurudhe në Ballkanin Perëndimor është aktualisht pak mbi 4% të mesatares së BE-së./Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme