Sociale 12 Qershor 2025, 10:05 Nga VNA

Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE-së

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të

Shqipëria renditet e treta ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgjithshëm ndaj Bashkimit Europian. Që nga periudha 2014-2016, rezultati i saj ka pësuar rënie, kryesisht për shkak të dobësimit të performancës në sektorin e Mjedisit të Biznesit, i cili pasqyron një përparim më të ngadaltë në krahasim me BE-në. Ndërsa sektori që na penalizon më shumë është ai i intrastrukturës, ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Në rajon, më e avancuar në konvergjencën drejt BE-së është Mali i Zi, i ndjekur nga Serbia. Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina dhe e fundit është Kosova

Raporti i fundit i OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” gjeti se gjatë dy dekadave të fundit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar përparim të moderuar në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me vendet e Bashkimit Evropian: në vitin 2023, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë (i matur me fuqinë blerëse) arriti vetëm në 40% të mesatares së BE-së.

Raporti analizon arsyet pse ky proces ecën ngadalë dhe thekson fushat e politikave ku ndërhyrja mund të përshpejtojë konvergjencën. Duke ofruar një kornizë objektive të bazuar në të dhëna, ky tregues shërben si një mjet praktik për të ndjekur rezultatet e politikave dhe reformave, si dhe për të identifikuar se cilat ekonomi po bëjnë përparim të prekshëm drejt ngushtimit të hendekut ekonomik me BE-në.

Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues të ndarë në pesë klasterë të politikave:

-Infrastruktura dhe lidhshmëria

Shqipëria penalizohet nga infrastruktura e dobët

Klasteri më i dobët i Shqipërisë është ai i Infrastrukturës dhe Lidhshmërisë, si për sa i përket pikëve ashtu edhe për renditjen, duke qenë e fundit në rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten të pazhvilluara, me rrugë dhe hekurudha të kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar shpejtësitë e ulëta të internetit në ekonomi.

Klasteri i Aftësive është zona e dytë më e avancuar për Shqipërinë në krahasim me BE-në, megjithatë ajo renditet e dyta më e fundit në rajon. Ekonomia ka bërë përparim në rritjen e shkallës së punësimit – më e larta në Ballkanin Perëndimor – dhe në përmirësimin e arritjeve arsimore të forcës punëtore. Megjithatë, performanca mbetet e dobët në fusha kyçe si mësimi gjatë gjithë jetës dhe shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin (R&D).

Klasteri i Mjedisit të Biznesit përballet me sfida, ku Shqipëria renditet më e ulëta në rajon dhe ka ndryshime të mëdha me BE-në. Investimet private dhe aksesimi i financave për bizneset kanë dobësuar me kalimin e kohës, ndërsa niveli i lartë i punësimit informal vazhdon të minojë mjedisin e përgjithshëm të biznesit.

Transformimi Digjital është një fushë relativisht e dobët për Shqipërinë, me një performancë të përgjithshme që renditet e dyta më e fundit në rajon. Përdorimi i internetit është i përhapur dhe adoptimi i teknologjive digjitale nga bizneset është relativisht i lartë, por aftësitë digjitale të popullatës mbeten të kufizuara dhe angazhimi me shërbimet publike digjitale është i ulët. Gjithashtu, sektori i ICT është relativisht më pak i zhvilluar në krahasim me rajonin.

Shqipëria tejkalon mesataren e BE-së në klasterin e “Gjelbër”, falë emetimeve të ulëta të karbonit dhe produktivitetit të lartë të energjisë. Kjo performancë mbështetet nga kapacitetet e avancuara të energjisë rinovueshme të ekonomisë – kryesisht energjia hidroelektrike – dhe struktura e orientuar në shërbime e ekonomisë së saj, që është më pak intensive në energji. Ndryshe nga ekonomitë e tjera të rajonit, Shqipëria ka përmirësuar gjithashtu performancën e saj në këtë klaster që nga periudha 2014-2016, kryesisht falë përparimeve të vazhdueshme në produktivitetin e energjisë.

Raporti evidenton një sërë fushash prioritare për veprim politik në Ballkanin Perëndimor, përfshirë:

Për të mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe për të rritur integrimin në treg, kërkohet më shumë investim në infrastrukturë dhe transport, me theks të veçantë te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave të transportuara për kilometër hekurudhe në Ballkanin Perëndimor është aktualisht pak mbi 4% të mesatares së BE-së.

Për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët të përfitojnë nga teknologjitë digjitale dhe ato në zhvillim, dhe për të adresuar mungesën e aftësive digjitale, kërkohet më shumë investim në arsim dhe programe formimi për të rriturit, si dhe nxitje të shtuara për kërkimin dhe zhvillimin. Aktualisht, vetëm 34% e popullsisë së rritur në Ballkanin Perëndimor zotëron të paktën aftësi bazë digjitale, krahasuar me 56% në BE.

Për të përmbushur objektivat mjedisorë të rajonit, politikat duhet të mbështesin përdorimin më efikas të burimeve dhe investime më të mëdha në teknologjitë e gjelbra, pasi sasia e mbetjeve të gjeneruara për njësi të PBB-së është në rritje dhe menaxhimi i tyre përbën sfidë – mbi 83% e mbetjeve bashkiake përfundojnë në landfille, krahasuar me vetëm 23% në BE./ Monitor

.

 

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme