Sociale 11 June 2025, 12:13 Nga VNA

Yjet e hoteleve në dorë të Kumbaros, Aktivistët kundër: Favorizohet hapja e kazinove

Ndaje në Whatsapp
Yjet e hoteleve në dorë të Kumbaros, Aktivistët kundër:

 

Një vendim i fundit i qeverisë i kalon kompetencat e vlerësimit të hoteleve, dhënien e yjeve nga ministria e Turizmit, aktualisht drejtuar nga znj. Mirela Kumbaro. Pra, klasifikimi i strukturave akomoduese me 4 dhe 5 yje me Vendimin nr 730 të datës 4 Qershor të Këshillit të Ministrave do të bëhet nga Ministria, pa përfshirjen e një agjencie të pavarur dhe ndërkombëtare vlerësimi, siç e parashikon ligji që prej gati një dekade.

Në reagimin e tyre, Qëndresa Qytetare vlerëson se ky vendim ngre shqetësime serioze për mungesë transparence, kritere të paqarta dhe mundësi për abuzim, siç koha ka treguar në të shkuarën.

"Një tjetër pyetje që shtrohet është se përse është ky nxitim i qeverisë për të klasifikuar struktura akomoduese, pikërisht tani kur një tjetër vendim kërkon që kazinotë të hapen vetëm në hotele me 5 yje?

Si është e mundur që pikërisht për këtë çështje të rëndësishme, siç është klasifikimi i strukturave turistike, qeveria nuk arrin dot të kontraktojë një agjenci ndërkombëtare?"-shkruhet në reagimin e tyre.

Sipas aktivistëve, në një kohë kur qeveria mburret me arkitektët se për çdo kullë në Tiranë dhe për çdo investim mbi 8 kate pranë vijës së detit dhe investim strategjik kërkohet një studio ndërkombëtare arkitekturore atëherë pse dëshmohet të kontraktohet një agjenci akreditimi që të përcaktojë dhe standardet e hoteleve?

E megjithatë, për të kontraktuar një agjenci të huaj që të bëjë një vlerësim objektiv e të pavarur, papritur nuk ka kohë, nuk ka mundësi, dhe mjafton Ministria?!

Qëndresa Qytetare vlerëson se Ministria e Turizmit nuk ka kapacitete dhe as ekspertizën për ta bërë klasifikimin e hoteleve duke rrezikuar abuzimin dhe informalitetin në tregun që tashme ka peshën kryesore ne ekonomi.

Ndaj dhe në fund ngrihen dyshime se kjo kompetence e re e Ministres Mirela Kumbaro mund të rezultojë një kriter i lehtë për të gjithë ata që aspirojnë licensë lojërash fati dhe hotelesh me 5 yje.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme