Sociale 10 Qershor 2025, 15:06 Nga VNA

Klasifikimi i hoteleve/ Vendimi: Certifikata do të lëshohet nga ministria deri në përzgjedhjen e një agjencie

Ndaje në Whatsapp

Në një vendim të fundit qeveria vendosi që certifikata që u duhet strukturave markë ndërkombëtare me katër apo 5 yje do të lëshohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit deri në momentin që nënshkruhet një marrëveshje me një agjenci të mirënjohur.

Klasifikimi i strukturave akomoduese që duhet të ishte bërë me kohë sipas kuadrit ligjor të turizmit të miratuar thuajse një dekadë më parë ende mbetet pezull sipas kriterit të pajtimit të një agjencie ndërkombëtare të mirënjohur në sektor. Në një vendim të fundit qeveria vendosi që certifikata që u duhet strukturave markë ndërkombëtare me katër apo 5 yje do të lëshohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit deri në momentin që nënshkruhet një marrëveshje me një agjenci të mirënjohur.

Klasifikimi parashikon që përveç kategorizimit që ka një strukturë nga bujtinë apo fjetinë, kamping e kështu me radhë deri në fjetje dhe mëngjes, të bëhet edhe një klasifikim i tyre që thënë shkurt parashikon një sistem të veçantë shoqëruar me shenja dalluese ku ndër to janë edhe yjet.

lg.php.gif

Konkretisht vendimi sqaron se pika 1 e nenit 7/1 e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese, bashkëlidhur vendimit nr. 730, datë 20.10.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Përjashtimisht, deri në nënshkrimin e marrëveshjes me agjenci apo organizata ndërkombëtare të mirënjohura në fushën e vlerësimit të strukturave akomoduese, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1, të nenit 7, të kësaj rregulloreje, verifikimi dhe vlerësimi për klasifikimin e strukturave akomoduese me 4 apo 5 yje, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar e të njohur ndërkombëtarisht “Brand name”, bëhet nga ministria përgjegjëse për turizmin, me aplikim të vetë sipërmarrësit turistik.

Pas përfundimit të këtij procesi, ministria përgjegjëse për turizmin lëshon certifikatë klasifikimi me 4 apo 5 yje ose vërtetim që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 4 apo 5 yje”, thuhet në vendim.

Ky përcaktim vjen i lidhur me një tjetër vendim të miratuar nga qeveria dhe që ka të bëjë me kazinotë. Konkretisht këto të fundit mund të ushtrojnë aktivitet nëse përmbushin disa kritere në ligjin për lojërat e fatit ku ndër të tjera është edhe të pasurit të një certifikate si hotel me 5 yje.

Pra në garën për t’u pajisur me licencë për kazino subjekti duhet të paraqesë edhe “Certifikatë klasifikimi me 5 yje ose vërtetim nga institucioni përgjegjës që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 5 yje”. Pikërisht kjo do të lëshohet nga Ministria përgjegjëse./ Monitor

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme