Sociale 8 June 2025, 20:04 Nga VNA

Fushatë mashtruese online – AKSK paralajmëron: Mos jepni kurrë të dhënat bankare!

Ndaje në Whatsapp
Fushatë mashtruese online – AKSK paralajmëron: Mos jepni

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka zbuluar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare të qytetarëve shqiptarë përmes mesazheve telefonike të rreme në emër të Postës Shqiptare.

Skema funksiononte duke dërguar tek klientët mesazhe që i informonin për një dërgesë të papërfunduar, me kërkesën për të dhënë të dhënat personale nëpërmjet një linku të paraqitur në mesazh. Klikimi në këtë link synonte të vidhte të dhënat e kartës së kreditit të përdoruesve.

Autoriteti bën apel të fortë për qytetarët që të mos japin në asnjë rast të dhënat e tyre bankare ose të kartave në forma të dyshimta dhe të jenë të kujdesshëm ndaj mesazheve të papritur që kërkojnë informacione të tilla.

AKSK ka marrë masa të menjëhershme për të bllokuar domainin e rrezikshëm, duke e raportuar atë pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Sipas AKSK-së, kjo fushatë mashtruese nuk është e sponsorizuar nga ndonjë aktor i caktuar, por është një përpjekje tjetër e imituesve për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, duke përdorur emrin e Postës Shqiptare.

AKSK vazhdon monitorimin e situatës dhe bashkëpunon ngushtë me institucionet përgjegjëse për të parandaluar çdo tentativë mashtrimi digjital dhe për të mbrojtur qytetarët nga këto rreziqe.

Mesazhi i AKSK-së:

Kujdes! Mos bini pre e mashtrimeve online! Mos jepni asnjëherë të dhënat bankare në forma të dyshimta!

Qytetarët ftohen të jenë të vëmendshëm dhe të raportojnë çdo mesazh apo aktivitet të dyshimtë pranë autoriteteve përkatëse. Vetëm me bashkëpunim dhe kujdes mund të parandalohet përhapja e këtyre skemave mashtruese dhe të sigurohet mbrojtja e të dhënave personale dhe financiare të secilit prej nesh.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme