Sociale 6 Qershor 2025, 22:24 Nga VNA

Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Ndryshimet demografike po riformësojnë fuqinë punëtore të çdo vendi, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Me plakjen e popullsisë dhe ndryshimin e normave të lindshmërisë, tregu i punës transformohet gjithashtu, sidomos përsa i përket moshës së atyre që marrin pjesë në të.

Në këtë kontekst, është e qartë se plakja e popullsisë po bëhet gjithnjë e më e dukshme në nivel global. Të dhënat e mëparshme të analizuara tregojnë se në vitin 2023, grupmosha 60 vjeç e lart përbënte 23.5% të popullsisë në Shqipëri. Një përqindje që flet shumë për ndryshimet që po ndodhin në strukturën demografike të vendit.

Kur ndalojmë së punuari?

Pyetja që shpesh shoqërohet me moshën e pensionit merr një dimension tjetër kur i hedhim një sy normave reale të punësimit. Jemi përqendruar tek grupmosha mbi 65 vjeç për të parë sa prej tyre vijojnë të jenë aktivë në tregun e punës, përtej moshës zyrtare të daljes në pension.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në fund të vitit 2024, shkalla e punësimit për këtë grupmoshë arriti në 23.2%, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2023, kur kjo normë ishte mesatarisht 17%.

Po të shohim më në detaje, sipas gjinisë, burrat kryesojnë me një normë punësimi prej 29.4%, ndërsa për gratë kjo shifër është më e ulët, në 17.4%. Megjithatë, ndjeshëm më e lartë se norma e viteve të kaluara. Nga viti 2012 e në vijim, punësimi për personat mbi 65 vjeç është rritur ndjeshëm, duke arritur në nivele rekord, për të dyja gjinitë.

Në analizën krahasuese të vendeve të Europës, Shqipëria pozicionohet ndër vendet me normën më të lartë të punësimit për moshën e pensionit, menjëherë pas Islandës dhe Estonisë.

Por përse kjo normë e lartë, dhe mbi të gjitha, në rritje? Një pjesë e përgjigjes qëndron te fakti se shumë pensionistë nuk arrijnë të mbulojnë nevojat jetike vetëm me të ardhurat nga pensioni. Po aq e rëndësishme është edhe pjesa e të vetëpunësuarve në sektorin e bujqësisë, ku të moshuarit vijojnë të kontribuojnë. Një faktor tjetër është edhe mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë, që i “shtyn” shumë persona të qëndrojnë në punë edhe pas moshës së daljes në pension./Scan/

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme