Sociale 9 Qershor 2025, 15:06 Nga VNA

Skandal në Spaç” — Komisioni për Edukimin kërkon dëgjesë me ministrin Gonxhe: Po tjetërsohet kujtesa historike

Ndaje në Whatsapp
Skandal në Spaç” — Komisioni për Edukimin

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa, kërkoi sot zhvillimin e një seance dëgjimore me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, për situatën e krijuar në burgun e Spaçit.

Gjatë mbledhjes së komisionit, Zhupa u shpreh se “javët e fundit po ndodh një skandal, një procedurë jashtë normales, një procedurë joligjore, por mbi të gjitha jo në respekt të kujtesës historike të shqiptarëve, të dhimbjes së shqiptarëve”.

Sipas saj, në kampin e përqendrimit, në burgun e Spaçit, “po bëhen retushime, ngjyrosje, bojatisje, mermerizim, ledizime nëse mund t’i quaj këto, të cilat nuk kanë për qëllim mbrojtjen dhe trashëgiminë e asaj që ka ndodhur aty dhe atë që ne duhet t’i transmetojmë fëmijëve tanë, brezave të ardhshëm, por edhe vetë bashkëkombësve tanë, për tmerrin, ferrin që ishte Spaçi dhe për atë që personifikonte Spaçi si një burgim për të gjithë ata që vendosnin të ishin ndryshe nga qeveria, të mendonin ndryshe nga pushteti, të mendonin ndryshe nga diktatori. Për t’i treguar atyre që liria e shprehjes, që liria e mendimit ndryshe ka kosto, ju vendosni që ta tjetërsoni, ta zbukuroni, ta ndryshoni dhe ta ktheni pak a shumë në një hotel luksi në imazhin tuaj, sesi do duhet të ishte Spaçi”, theksoi Zhupa.

Ajo vijoi më tej duke deklaruar: “Unë i jam bashkuar edhe në vetë të parë të gjitha shoqatave të të përndjekurve politikë, fondacioneve që kanë reaguar dhe të gjithë atyre që janë ndjerë të prekur edhe në vetë të parë, por edhe atyre që janë ndjerë të prekur për shkak të rëndësisë që duhet të ketë mbrojtja e të tilla institucioneve për historinë, kulturën, traditën dhe për memorien e përbashkët që duhet të kemi për atë çka i ka ndodhur Shqipërisë në diktaturën më gjakatare ndoshta që ka njohur edhe Evropa”.

Për këtë arsye, shtoi ajo, “kam kërkuar një seancë dëgjimore me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, me drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, me shoqatat e të përndjekurve politikë, sepse ne nuk mund të rrimë mënjanë, ne nuk mund të themi ç’punë kemi ne, ta zgjidhin ata”.

Në vijim të mbledhjes, nënkryetarja e Komisionit, Evis Kushi, tha se “ne sigurisht që e vlerësojmë edhe shqetësimin, jo vetëm për çështjen e burgut të Spaçit, por në përgjithësi vëmendjen për trashëgiminë kulturore. Ndërkohë që në rastin konkret ministri ka bërë një reagim shumë të qartë dhe shterues para dy ditësh në lidhje me këtë çështje dhe reagimi i tij, i cili është i shoqëruar edhe me foto nga vendi, ku duket dhe vërtetohet që jo vetëm po respektohet projekti dhe kushtet e kontratës, por edhe objektivi kryesor për të ruajtur dhe konservuar vlerat historike të këtij objekti”.

“Në fakt, fotot janë publike dhe duket qartë. Megjithatë, ministri e ka deklaruar që po shqyrtohet çdo përgjegjësi mbi çfarë ka ndodhur deri tani për sa i takon zbatimit të projektit, madje ka kërkuar ndjesë për alarmin dhe e ka quajtur të drejtë. Por e rëndësishme është që aty është ndërhyrë dhe sot që flasim, fotot tregojnë qartë që jo vetëm po ruhen vlerat, por po merren masa edhe për sigurinë, edhe për ta zhvilluar këtë vend që të jetë edhe i aksesueshëm për turistët dhe gjithë të interesuarit”, theksoi Kushi.

Pas diskutimeve, anëtarët e Komisionit ranë dakord në parim për zhvillimin e një seance dëgjimore me ministrin Gonxhe, drejtuesen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe përfaqësuesit e shoqatave të të përndjekurve politikë. Për datën e seancës, u vendos që të diskutohet brenda Kryesisë së Komisionit.

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme