Sociale 9 Qershor 2025, 07:58 Nga VNA

Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me një person, si u dyfishuan në një dekadë

Ndaje në Whatsapp
Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me

Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe urbanizmit kanë rritur numrin e familjeve me një person. Të dhënat e Cens 2023 treguan se 25% e familjeve në rang vendi kishin vetëm një person, por në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër ato kishin një peshë më të madhe.

Të dhënat krahasuese tregojnë se numri i familjeve me person të vetëm është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit duke u dyfishuar në krahasim me të dhënat e cens 2011, ku rreth 12.7% e familjeve përbëheshin nga vetëm një person që jetonte i vetëm në banesë.

Analiza e të dhënave Cens 2023 mbi përbërjen e familjeve në bashkitë e Shqipërisë tregon një prirje të theksuar drejt familjeve me vetëm një anëtar, një fenomen që shfaqet me intensitet në të gjithë vendin dhe që sugjeron zhvillime demografike dhe sociale të vrullshme në vijim.

Në kryeqytet, 31.9% e familjeve janë me vetëm një anëtar, përqindja më e lartë në rang kombëtar. Po në këtë nivel është dhe Korça. Pas tyre vjen bashkia e Gjirokastrës me 30.4%, e ndjekur nga Dropulli (29.7%), Përmeti (29.6%) dhe Dibra (28.6%). Në këto bashki, një në tre familje është e përbërë nga vetëm një person. (shiko grafikun e mëposhtëm).

Në anën tjetër të spektrit, bashki të vogla si Pusteci (19.6%), Has (21.1%), Konispoli (26.3%) dhe Peqini (22.8%) kanë përqindje më të ulëta të familjeve me një person. Në këto bashki ende dominon tradita historike me lidhje më të forta familjare dhe bashkëjetesë ndër-brezash, që po ndihmon në ruajtjen e strukturave më të mëdha familjare.

Përveç Tiranës, përqindje të larta të familjeve me një anëtar hasen edhe në Durrës (27.9%), Elbasan (28.0%), Fier (27.2%) dhe Shkodër (27.9%). Këto qytete të mëdha tërheqin individë të rinj që migrojnë për arsye punësimi ose studimi që shpesh zgjedhin të jetojnë vetëm.

Familjet me një person të vetëm janë më shumë tipar i zonave urbane me popullsi më të plakur. Shqipëria po përballet me një transformim të thellë të strukturës familjare. Kjo kategori dominohet nga persona të moshuar. Këto të dhëna sugjerojnë se institucionet publike duhet të rrisin vëmendjen ndaj politikave sociale, të strehimit, dhe të kujdesit ndaj të moshuarve.

Nëse ky trend vijon, do të ketë ndikim të madh në kërkesën për banesa të vogla, për shërbime sociale të personalizuara dhe në strukturën e mbështetjes sociale në nivel lokal dhe kombëtar./ Monitor

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme