Sociale 12 June 2025, 15:16 Nga VNA

Punimet në Spaç, aktivistët denoncojnë Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore

Ndaje në Whatsapp
Punimet në Spaç, aktivistët denoncojnë Institutin

 

Aktivistët që po ndjekin nga afër çështjen e ndërhyrjeve në ish-burgun e Spaçit kanë ngritur zërin ndaj Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), duke e akuzuar për lejimin e ndërhyrjeve që, sipas tyre, dëmtojnë rëndë këtë vend me vlera të larta historike dhe simbolike.

Në një reagim publik në rrjetin social Facebook, aktivisti Edison Lika ka denoncuar mënyrën sesi është trajtuar peticioni i dorëzuar pranë institucionit. “Pasi dërguam peticionin ditën e djeshme pranë Ministrisë, sot vendosëm ta dërgojmë edhe në IKTK, sepse në fund të fundit, ai është institucioni që ka për detyrë ta mbrojë Spaçin dhe, njëkohësisht, është institucioni që ka dhënë lejen për ta suvatuar objektin,” shkruan Lika.

Sipas tij, përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk arritën të takonin asnjë përfaqësues të institucionit. “Në institucionin, ‘tashmë burg’ të Trashëgimisë Kulturore, ishte e pamundur të shkoje te protokolli, lëre më të pretendoje se mund të takoje dikë tjetër,” shprehet ai, duke përshkruar një ambient të mbyllur dhe të frikësuar.

Në videon e publikuar më pas nga aktivistët, tregohet momenti kur, pas disa orësh pritje dhe xhirimesh jashtë zyrave të IKTK-së, drejtoresha e institucionit del dhe pohon se kishte qenë në mbledhje dhe nuk kishte mundësi t’i takonte.

Lika e cilëson këtë sjellje si “mungesë profesionalizmi, amatorizëm, mungesë ndjeshmërie dhe papërgjegjshmëri totale përballë dëmit të shkaktuar”. Ai i bën thirrje institucioneve përkatëse të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të ndalojnë çfarë ai e quan “shkatërrim sistematik të një vendi simbol të kujtesës kombëtare”.

Ish-Burgu i Spaçit, një prej vendeve më të rëndësishme të kujtesës së diktaturës komuniste në Shqipëri, është shpallur monument kulture, por ndërhyrjet e fundit kanë ngjallur debat dhe shqetësim në opinionin publik.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme