Sociale 14 June 2025, 17:25 Nga VNA

Heroi nga Berati, shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Greqi – në spital pas problemeve me frymëmarrjen, merr nënshtetësinë greke pas aktit human

Ndaje në Whatsapp
Heroi nga Berati, shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Greqi

Levian Goga, shqiptari nga qyteti i Beratit, i cili u bë hero në Greqi pasi u hodh në lumin Arachthos për të shpëtuar dy fëmijë të mitur që po mbyteshin, ndodhet aktualisht në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen që i janë shfaqur pas ngjarjes dramatike.

Ngjarja ndodhi të mërkurën e kaluar, kur Goga, pa hezituar asnjë çast, braktisi kafenë ku ndodhej dhe u zhyt në ujërat e lumit për të shpëtuar jetën e dy djemve të mitur. Sipas raportimeve të mediave greke, pas incidentit, ai zhvilloi një kollë të fortë dhe u vizitua fillimisht nga një mjek privat, i cili rekomandoi që t’i nënshtrohej analizave të detajuara në spital.

Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, sapo u njoh me situatën, dha menjëherë urdhër për të dërguar një ambulancë që ta merrte Gogën dhe ta transportonte në spitalin e Artës, ku ndodhet aktualisht. Ai po i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme, por për fat të mirë, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet shqetësuese.

Ndërkohë, për aktin e tij heroik dhe human, autoritetet greke kanë vendosur që t’i japin shtetësinë greke si një nderim simbolik për guximin dhe sakrificën e tij.

Historia e Gogës është rrëqethëse. Ai ka emigruar drejt Greqisë 24 vjet më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç, pa informacion dhe pa e ditur çfarë e priste. U vendos në Athinë, ku për vite me radhë punoi çdo punë të mundshme, pa siguri dhe në kushte të vështira, gjithmonë duke luftuar për një jetë më të mirë. Sot, ai jeton në qytetin e Artës me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, 10 dhe 6 vjeç.

Por ngjarja e të mërkurës ndryshoi gjithçka për të dhe familjen e tij. Ai pa dy fëmijë që po mbyteshin në lumë dhe pa menduar dy herë, vrapoi dhe u hodh në ujë për t’i shpëtuar. Dy fëmijët, një 14-vjeçar që ishte hedhur për të shpëtuar shokun e tij 12-vjeçar, përjetuan vdekje klinike, sipas mediave greke.

Në një akt të jashtëzakonshëm humanizmi, familjarët e të dy fëmijëve kanë vendosur të dhurojnë organet e tyre, duke i dhënë jetë fëmijëve të tjerë në nevojë dhe duke e kthyer tragjedinë e tyre në një shpresë të re për të tjerët.

Rasti i Levian Gogës ka prekur zemrat e shumë qytetarëve në Greqi dhe Shqipëri, dhe përbën një shembull të rrallë trimërie, humanizmi dhe solidariteti njerëzor.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme