Sociale 20 Qershor 2025, 12:24 Nga VNA

Fqinji im

Ndaje në Whatsapp
Fqinji im

-Nga Agim Xhafka

Iku dhe Bedriu. Boshatisi apartamentin dhe i ngarkoi të gjitha në makinën që po e priste te oborri. U përqafuam me lotë në sy. Mbushi 28 vjet fqinj me ne. Kur po na përshëndesnin me dorë, ai dhe e shoqja Berta, më tha gruaja:

-E dhanë me qira shtëpinë se nuk ia dilnin dot. Me dy pensione as ilaçet nuk paguanin. Mjerim i madh.

-Po vetë ku do banojnë? Te ndonjë i afërm, apo do shkojnë te qyteti ku lindën?

-Jo, jo. Morën një garsonierë andej nga Kamza. E kapën lirë. U ngelen ca para çdo muaj.

Bënë llogari të moshuarit. Dhanë me qira dhe morën me qira. Në këto hesape hyn kushdo që do të ruajë dinjitetin. Se kur atë nuk ta mbron shteti yt e mbron vetë. Do na marrë malli për miqtë e mij. Eh,…

-Shkojmë e i shohim ndonjë ditë,-më tha gruaja.

-I hypim autobuzit se kemi dhe abone free,-sa doja t’i thoja, por m’u duk ironi që nuk i shkonte trishtimit.

Makina doli nga oborri. Na la pas tymin e zi si lëndim të kohëve që po jetojmë.

Video

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme